Një foto e vetme e balerinit të njohur të ‘Dancing with the stars’ dhe njëherazi ish-bashkwshorit të Soni Malaj, Mirko Luccarelli ka zbuluar miqësinë shumëvjeçare të këtij të fundit me aktoren Manuela Arcuri.
Në një postim të dedikuar Mirko ka treguar se si bashkë kanë ndarë moment të vështira, por edhe momente të bukura.
Në përfundim të shkrimit dedikuar të gjitha momenteve të miqësisë së tyre, Luccarelli i ka uruar ditëlindjen yllit të njohur italian.

Mesa kuptohet nga postimi Mirko dhe Manuela gëzojnë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri tjetrin dhe neve na u desh vetëm ky urim e kjo foto për ta zbuluar./revistawho.com







