Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Mishngrënësit apo vegjetarianët, ja kush jeton më gjatë

02/11/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Mishngrënësit apo vegjetarianët, ja kush jeton më gjatë

Aftësia jonë për të jetuar një jetë të gjatë, është e ndikuar nga një kombinim i gjeneve tona dhe mjedisit përreth. Në studimet që përfshijnë binjakët identikë, shkencëtarët kanë vlerësuar se jo më shumë se 30 përqind e këtij ndikimi vjen nga gjenet tona, çka do të thotë se grupi më i madh i faktorëve që kontrollon jetëgjatësinë e një personi, gjendet në mjedisin rreth tyre. Nga shumë faktorë të mundshëm mjedisorë, pak janë studiuar apo debatuar aq thellë sa dieta jonë ushqimore. Për shembull, kufizimi i kalorive, është një nga fushat që është duke u shqyrtuar më imtësisht. Deri më tani, studimet duket se tregojnë se kufizimi i kalorive mund të rrisë jetëgjatësinë, të paktën tek gjallesat e vogla. Por, ajo që funksionon tek minjtë, jo domosdoshmërisht funksionon edhe për njerëzit. Ajo çka ne hamë në krahasim me sasinë që hamë është gjithashtu një temë e nxehtë për të studiuar, dhe konsumi i mishit është vënë shpesh nën mikroskop. Studimi Një studim që përfshiu pothuajse 100 000 amerikanë për 5 vjet, zbuloi se vegjetarianët kishin më pak të ngjarë të vdisnin nga çfarëdolloj shkaku gjatë periudhës së studimit se sa ngrënësit e mishit. Ky efekt qe veçanërisht i dukshëm tek meshkujt.  Disa analiza, të cilat kombinojnë dhe ri­analizojnë të dhënat nga studime të ndryshme, kanë treguar se një dietë e varfër në mish, është e lidhur me jetëgjatësinë më të madhe, dhe sa më gjatë që një person të ndjekë një dietë ushqimore pa mish, aq më i madh përfitimi. Megjithatë, jo të gjitha studimet bien dakord me këtë përfundim. Disa prej tyre, tregojnë shumë pak ose aspak ndryshim në jetëgjatësinë ndërmjet mishngrënësve dhe vegjetarianëve. E qartë është dëshmia se dietat pa mish, mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të problemeve shëndetësore si diabeti i Tipit 2, tensioni i lartë dhe madje edhe kanceri. Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë se dieta vegane, ofron më gjatë një mbrojtje shtesë mbi një dietë standarde vegjetariane. Por a mund të themi me besim se shmangia e konsumit të mishit do të rrisë jetëgjatësinë tuaj? Përgjigja e thjeshtë është: ende jo. Problemi me jetëgjatësinë Gjëja e parë e qartë, është se në krahasim me shumicën e krijesave të tjera, njerëzit jetojnë për një kohë shumë të gjatë. Kjo e bën shumë të vështirë për të ndërmarrë studime, të cilat të vlerësojnë efektin e çdo gjëje mbi jetëgjatësinë. Në vend të kësaj, shkencëtarët kthehen pas në kohë duke shqyrtuar të dhënat ekzistuese të shëndetit, ose rekrutojnë vullnetarë për studime që kërkojnë periudha më të shkurtra kohore, duke matur normat e vdekshmërisë dhe shohin se cili grup mesatarisht ka më tepër gjasa të vdesë i pari. Nga këto të dhëna, janë nxjerrë pretendimet mbi efektin që disa aktivitete kanë ndikim tek jetëgjatësia, duke përfshirë dhe shmangien e mishit. Me këtë qasje ekzistojnë disa probleme. Së pari, gjetja e një lidhjeje midis dy gjërave të tilla si ngrënia e mishit me një vdekje të hershme – nuk do të thotë domosdoshmërish se një gjë shkakton një tjetër. Me fjalë të tjera: lidhja nuk barazohet me shkakësinë jo të barabartë. Mund të duket se vegjetarianizmi dhe jetëgjatësia janë të lidhura me njëra­tjetrën, por një variabël tjetër nuk mund të shpjegojë këtë lidhje. Mund të jetë që vegjetarianët për shembull stërviten më shumë, pinë më pak duhan dhe alkool se sa homologët e tyre mishngrënës. Ndoshta ata ushtrohen më shumë fizikisht se mishngrënësit. Studimet mbi të ushqyerit, mbështeten tek vullnetarët që regjistrojnë me saktësi dhe vërtetësi regjimin e tyre ushqimor. Por kjo s’mund të merret si e mirëqenë. Studimet kanë dëshmuar se njerëzit kanë prirje të raportojnë më pak kalori, dhe të ekzagjerojnë shifrat në rastin e konsumit të ushqimit të shëndetshëm. Pa kontrolluar dietën e grupeve të njerëzve dhe matur se sa kohë jetojnë, është e vështirë të kemi besim absolut tek gjetjet e këtyre studimeve. Pra a duhet të shmangim mishin për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme? Çelësi për një plakje të shëndetshme, me siguri qëndron tek kontrolli i mjedisit tonë, duke përfshirë edhe atë që ne hamë. Nga provat në dispozicion, është e mundur që pasja e një diete pa mish, mund të kontribuojë tek kjo, dhe se shmangia e mishit në dietën tuaj sigurisht që mund të rrisë shanset për të shmangur sëmundjet e rënda teksa plakeni. Por ekzistojnë sigurisht edhe dëshmi  që sugjerojnë se kjo mund të funksionojnë realisht së bashku me shmangien e disa rreziqeve të qarta për jetëgjatësinë, duke përfshirë edhe pirjen e duhanit. /revistashije/






Tags: misngrenesvegjetariane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Këto do të jenë modelet e këpucëve Pranverë 2017

Këto do të jenë modelet e këpucëve Pranverë 2017








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera