Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas! 29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër… 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Miss Shqipëria 2017”, zbulohen emrat e prezantuesve… (FOTOT NË BRENDËSI)

14/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Miss Shqipëria 2017”, zbulohen emrat e prezantuesve… (FOTOT NË BRENDËSI)

‘’Miss Shqipëria 2017’’, spektakli më jetëgjatë në historinë e kompeticioneve të bukurisë pritet të kurorëzojë këtë të premte, datë 16 qershor, më të bukurën e Shqipërisë. Edicioni i 19-të i kësaj patente autentike, që u siguron disa prej vajzave konkurrente pjesëmarrje në më shumë se 20 konkurse ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe “Miss Globe” do të mbahet këtë vit në Tepelenë.





E ndërsa jemi njohur në këto javë me të gjitha vajzat konkurrente gjatë turit të përvitshëm, të kthyer tashmë në një traditë nga “Deliart”, sot “revistawho.com” mëson se cila do të jetë dyshja e prezantuesve që do të drejtojnë eventin. Vajzën që do të jetë bashkëdrejtuese, e kemi parë të shoqërojë konkurrentet në destinacionet atraktive ku kanë shëtitur në të gjithë Shqipërinë. Ajo është moderatorja rebele Einxhel Shkira, që do të vijë në skenën e ngritur mbi kalanë e Tepelenës, krah një artisti kontrovers që bën gjithmonë zhurmë. Kastro Zizo, do të jetë xhentëllmeni që do të presë e përcjellë bukuroshe nga të gjitha trevat shqipfolëse.


Nata finale pritet të sjellë dhe plot supriza të tjera, ku vendimi i jurisë do të kurorëzojë para jush vajzën më të bukur shqiptare të vitit 2017. Kristiana Skura, “Mis Shqipëria 2016” do t’i dorëzojë kurorën vajzës fituese si vazhdimi i një tradite që nuk humbet… Ndaj përgatituni të qëndroni të ngjitur pas ekranit, sepse nata do të sjellë emocione dhe risi (që me siguri do t’i zbulojmë në vijim), në një prej eventeve ku bukuria e Shqipërisë ndërthuret me atë të konkurrenteve. Mos harroni, të premten datë 16 qershor, live nga Kalaja e Tepelenës në ekranin e RTSH. / revistawho.com

Tags: Einxhel ShkiraKastro ZizoMiss Shqiperia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!
Breaking News

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!

29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…
Breaking News

“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…

29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!
Breaking News

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!

28/12/2025
Next Post
Agron Llakaj i tërheq vëmendjen Bujar Nishanit: Ke harruar…

Agron Llakaj i tërheq vëmendjen Bujar Nishanit: Ke harruar…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera