Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

‘Miss Shqipëria’ në kohë pandemie, Alda Bida zbulon çelësin e suksesit të spektaklit këtë vit

30/07/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
‘Miss Shqipëria’ në kohë pandemie, Alda Bida zbulon çelësin e suksesit të spektaklit këtë vit

Në një kohë kur shumë aktivitete kulturore dhe jo vetëm u anulluan për shkak të pandemisë ‘Covid-19’, eventi i përvitshëm ‘Miss Shqipëria 2020’ u zhvillua disa ditë më parë në qytetin e Lushnjës, në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit.





Në një intervistë për ‘NewsBomb’, organizatorja e ‘Miss Shqipëria’, Alda Bida ka treguar se organizimi nuk ka qenë i lehtë, por dashuria dhe pasioni për t’i dhuruar njerëzve një tjetër kujtesë ishte shtysa më e madhe për të.

“Dukej sikur stafi i Deliart, i bashkisë së Lushnjës dhe konkurrentët ishin një familje e vetme për gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të eventit. Në të gjitha rastet matja e temperaturës, maskat dhe distancimi social ishin ritual i zakonshëm. Ne shqiptarët kemi shprehjen ‘Ruaju që të të Ruaj’, moto e ‘Miss Shqipëria 2020’ ishte ‘Besojini ëndrrave, dashurisë dhe kujdesuni për veten…..jeta vazhdon’. Për gati më shumë se një muaj vajzat e përzgjedhura u angazhuan me provat, xhirime e ‘photoshooting’. Për shkak të pandemisë, duartrokitjet ishin të regjistruara, komunikimi në distancë.


Publiku i kufizuar u ul në karrige me një metër e 20 cm distancë, në hyrje iu mat temperatura dhe u dezinfektuan. Dashuria për atë çfarë duam, mbështetja e jashtëzakonshme e së qytetit të Kongresit, kujdesi për njëri-tjetrin. Ja kështu ia dolëm, bashkë, por duke ndjekur protokollin e pandemisë”, ka treguar Bida e pyetur se si ka mundur ta origanizojë eventin në një kohë pandemie.

Alda ka treguar gjithashtu se arsyeja pse u zgjodh qyteti i Lushnjës për t’u zhvilluar eventi ka qenë për shkak se ky ishte viti i 100-vjetorit  të Kongresit të Lushnjës, ndaj dhe ideatori dhe protagonisiti i tij, Petri Bozo zgjodhi atë vend.

Bida e ka përkufizuar këtë edicion të ‘Miss Shqipëria’ si një sfidë dashurie dhe kujdesi, pasi gjithë kohës në të janë respektuar të gjitha masat e nevojshme ndaj ‘Covid-19’, duke ruajtur shëndetin e gjithëkujt.

“Miss Shqipëria nuk është thjesht një spektakël, por një shkollë, një traditë dhe Shqipërisë e shqiptarëve u ka dhuruar shpirt të atyre që e bëjnë, i ka shpënë shqiptarët atje ku nuk kanë mundur t’i shpien këmbët apo rrotat e makinës. Vlerësimin e bën publiku dhe vajzat e bukura e të mençura që çdo vit duan të jenë pjesë e Miss Shqipërisë. Miss Shqipëria është hapësira e vlerë ku dukjes i bashkohet edhe inteligjenca e ku koha merr vlera cilësore”, ka pohuar Alda teksa ka treguar se pse i duhet një ‘Miss’ Shqipërisë.

Bida ka theksuar se ky spektakël udhëton çdo vit për të bërë bashkë bukurinë dhe kujtesën historike të vendit të shqiponjave, e cila edhe këtë vit mundi të realizohej me sukses falë mbështetjes së bashkisë së qytetit të Lushnjës./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Angelina dhe Brad thyejnë akullin midis tyre, aktori fotografohet me motorr jashtë shtëpisë së ish-partneres së tij

Angelina dhe Brad thyejnë akullin midis tyre, aktori fotografohet me motorr jashtë shtëpisë së ish-partneres së tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera