Moderatorja e njohur Dojna Mema ka sqaruar së fundmi një situatë që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ajo është pyetur për marrëdhëniet me kolegët e ekranit dhe ka zbuluar diçka që ka befasuar publikun: Kiara Tito nuk e ndjek më në Instagram.
Me qetësi dhe sinqeritet, Dojna është shprehur se nuk ka asnjë shpjegim për këtë veprim dhe se nuk ka pasur kurrë asnjë përplasje me moderatoren tjetër.
“Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje,” – tha ajo me një buzëqeshje të lehtë, duke lënë të kuptohet se nuk e merr si diçka personale.
Dojna shtoi se gjithmonë e ka respektuar Kiarën për punën dhe rrugëtimin e saj në media.
“Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq,” – u shpreh ajo.
Deklarata u bë menjëherë virale, duke hapur diskutime mes ndjekësve nëse mes dy moderatoreve të njohura ka ndodhur diçka që publiku nuk e di. Deri më tani, Kiara nuk ka reaguar për këtë “heqje” misterioze.








