Një postim në Instagram nga Kourtney Kardashian bëri që ndjekësit e saj të spekulonin se ajo është në pritje të ëmbël. Kourtney publikoi një foto të saj me bikini teksa mbante dorën në bark dhe pikërisht ky veprim bëri të aludohet për një shtatzëni. Sipas ndjekësve Kourtney po shpall me stil shtatzëninë. 43-vjeçarja u martua me bateristin Travis Barker, në maj. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me Scott Disick.