Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mjeku që “vdiq” dhe u rikthye në jetë tregon tmerrin që përjetoi

21/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Mjeku që “vdiq” dhe u rikthye në jetë tregon tmerrin që përjetoi

Nëse Amber, vajza e vogël që ra në koma, kur u rikthye tha se kishte parë parajsën, mjeku Rajiv Parti tregon të kundërtën. Në një rrëfim për të përditshmen britanike “DailyMail” mjeku anestezist rrëfen tmerrin që përjetoi kur zemra e tij pushoi në sallë të operacionit.





Ai tregon se ishte në ferr… ku dëgjoi ulërimat e shpirtrave që digjeshin.

Por si nis historia e Parti?


Si shef i anestezisë në spitalin ku punonte, ai sigurohej gjithnjë që pacientët të ishin totalisht nën anestezi. Por gjatë karrierës 25 – vjeçare, jo pak herë i kishte ndodhur që kur ata zgjoheshin t’i rrëfenin se kishin parë gjithçka kishte ndodhur në sallë.

Sigurisht gjithnjë kishte menduar se ishin histori pa kuptim dhe nuk ua vinte veshin.

Madje ai tallej me ta dhe në pak ditë, pacienti ishte ‘anektoda’ e radhës.

Për “DailyMail” mjeku tregon se bashkë më gruan kishin një jetë të bukur, nuk u mungonin paratë e kërkonin gjithnjë më të mirën, më luksozen.

Ai ishte i egër me fëmijët, njësoj si babai e gjyshi i tij, pasi ata nuk i bindeshin për të vijuar në hapat e tij si mjek.

Megjithatë, Parti kishte një jetë thuajse perfekte, derisa në 2008 –ën, në moshën 51 – vjeçare u sëmur nga kanceri i prostatës.

Sigurisht mundësitë i kishte, kështuqë mori kirurgun më të mirë për të kryer operacionin, e ndonëse ky i fundit i tha se gjithçka do të shkonte mirë, në fakt nuk ndodhi kështu.

Pas shumë komplikacioneve e ndërhyrjeve, 5 të tilla brenda vitit, Parti u përkeqësua dhe iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje.

Këtë herë, kur anestezia bëri punën e saj, mjeku e gjeti veten mbi trupin e tij, duke parë kirurgët që kryenin operacion mbi të.

Ai kujton se gjithçka ishte e gjallë dhe me detaje. Madje nuk shihte vetëm sallën e operacionit, por edhe imazhe të tjera, si nënën dhe motrën të ulura në kolltukun e shtëpisë së familjes, mijëra milje larg, në New Dehli, ku ishte rritur.

parti

“Fillova të kisha frikë. Çfarë po ndodhte? A do të rikthehesh më në trupin tim? A kisha vdekur?”

Por teksa paniku shtohej, gjithçka nisi të errësohej dhe ishte ky momenti kur Parti nisi të provonte një ndjenjë tjetër. “Një frikë të papërshkrueshme”, rrëfen ai.

“Dëgjoja ulërima nga dhimbjet dhe ankth. Tym dhe një erë të rëndë të mishit që digjet. E dija që isha në buzë të ferrit. U përpoqa t’ia mbathja, por ishte e pamundur. Një forcë e padukshme më mbante ndërsa një zë më flistë në kokë: “Ke bërë një jetë materialiste e egoiste”… e dija që ishte e vërtetë dhe më erdhi zor nga vetja. Përgjatë viteve kisha humbur empatinë për pacientët e mi.”

E në mesin e këtij paniku vendosi t’i lutej zotit: “Të lutem Zot më jep një shans tjetër”. 

Kur Rajiv Parti u zgjua nga operacioni dhe gjithçka kishte përjetuar ishte ende shumë e gjallë dhe reale.

Pasi u shërua, ai hoqi dorë nga pozicionin si shef i anestezisë në Bakersfield Heart Hospital në Kaliforni, hoqi dorë nga makina lukzose e vila që kishte dhe u zhvendos në një shtëpi të vogël./tvklan.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Vaj kokosi me limon: Produkt shtëpiak që ua kthen ngjyrën natyrale thinjave

Vaj kokosi me limon: Produkt shtëpiak që ua kthen ngjyrën natyrale thinjave








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera