Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Mjeshtëria e komunikimit, 10 rregulla për një prezantim dinjitoz

01/05/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Mjeshtëria e komunikimit, 10 rregulla për një prezantim dinjitoz

Pa qëndrim lezher, pa zë monoton, pa lojë nervoze me kapëse. Jini të urtë dhe lini përshtypje të mirë. Mbase kurrë nuk do të keni rast të flisni në televizion, që të merreni me politikë apo të jeni të famshëm (e mbase edhe do të arrini). Më afër mendsh është se do t’ua mbushni mendjen blerësve potencialë, të mbani prezantime afariste, do të dëshironi të shprehni mendimin tuaj në mbledhje apo të shkoni të bisedoni lidhur me punën, gjë që ju të keni mjeshtri komunikimi. Ja disa këshilla:





  1. Silluni në dhomë në mënyrë autoritative.

Asnjëherë mos ecni pasigurt, me dy mendje! Guximi paraqet shprehje të rafinuar të vetëbesimit me anë të të cilit do të merrni miratim nga rrethi.

  1. “Ja ku jam para jush, fatbardhë!”

Një refren i këtillë pozitivisht do t’ju ndihmojë ta ndërtoni vetëbesimin, ta forconi ndikimin tuaj prej oratorit, të ndikoni që të pranishmit ta ndiejnë veten mirë.


  1. Të jeni të përgatitur dhe gjakftohtë.

Duke hyrë në zyrën e punëdhënësit potencial thuani diçka që do ta shkaktojë qeshjen e tij/të saj, por mos bëni shaka. Më tutje mund të vazhdoni: “Më lejoni që t’ju drejtohem shkurtimisht”.

  1. Mos lejoni të diktojnë se djersiteni.

Ekspertët thonë se të djersiturit në bazë nervore mund të hiqet me anë të shtrëngimit të muskujve të stomakut-rektal. Nëse ju djersiten shuplakat domosdo duhet t’i fshini para se të përshëndeteni.

  1. Jini të gëzueshëm.

Të shprehurit e papërcaktuar, të njëtrajtshëm lë përshtypjen e personit që nuk e ndien veten mirë, kurse biseda e gjallë ndikon në shfaqjen e grimasave të caktuara në fytyrë, e cila duket tërheqëse.

  1. Evitoni të gjitha sprovimet potenciale.

Këtu në radhë të parë është fjala për lapsat, unazat, ndërgishtet, qaforet, vathët, çdo gjë që mund t’ju joshë të luani me të. Mos qitni stoli që bien në sy, i largoni të gjitha imtësirat që gjenden para jush, në mënyrë që gjatë kohës që flisni ta mbani dorën pa lëvizur, duke lënë mbresën se po dëgjoni me vëmendje.

  1. Veshja është pjesë e suksesit.

Taket e larta, petkat e dekoltuara, tejet të shkurtra dhe tejet të ngushta nuk vijnë në konsiderim. Kjo gjë vlen edhe për frizurën kur flokët bien përmbi sy, syzet që shkëlqejnë ose e reflektojnë dritën. Facoletat dhe qaforet rreth qafës freskojnë pamjen dhe tërheqin vëmendjen në fytyrën tuaj.

  1. Bëhuni të paparashikueshëm.

Fillojeni bisedën rreth diçkaje së papritur në mënyrë që mu nga fillimi ta tërhiqni vëmendjen e dëgjuesit. Kjo mund të jetë ndonjë anekdotë, ndonjë fakt, ndonjë metaforë. Përfundimi i bisedës gjithashtu ka rëndësi dhe duhet të jetë me efekt si farë “note e lartë e ndonjë arie që nxit duartrokitje”.

  1. Kurrë mos lexoni gjatë prezantimit.

Në vend të kësaj përgatitni për vete shënime të shkurtra, kurse në margjinën e majtë të secilit paragraf mund të shkruani një fjalë që paraqet syzhenë asaj që dëshironi ta thoni.

  1. Mos u jepni.

Si atëherë kur mbani fjalim, e njihni personin i cili së shpejti ndoshta do të jetë shef juaji ose jeni nikoqir në ballon zyrtare, ju jeni si tenisti që bëhet gati ta presë topin. Kjo nënkupton ekzistimin e një disipline të pasosur. Mbajeni në mend- bindja përmban 8% të suksesit, fenomeni 42%, kurse mënyra e ligjërimit 50%.

Tags: Komunikimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Next Post
Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në tërheqjen seksuale…

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në tërheqjen seksuale...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera