Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Moda më e re e të mbajturit dietë? Seksi…

12/05/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Moda më e re e të mbajturit dietë? Seksi…

 





Femrat gjithmonë e më shumë po parapëlqejnë që të humbasin kilogramët e tepërt, duke bërë vetëm seks. Këtë gjë po e vlerësojnë si dietën më të mirë, duke hedhur poshtë të gjitha dietat e përfolura deri tani, nga përdorimi i të cilave ndihen më se të lodhura.

Mendimet


Shumica e tyre shprehen se para vuajtjes së të ngrënit pak për të mbajtur trupin në formë, preferojnë më mirë të bëjnë dashuri sa të ngopen. Por lidhur me një fakt të tillë, seksologët pohojnë se nuk është aspak një gjë e lehtë, kështu siç mund të duket në pamje të parë. Pra, ata janë të mendimit se femrat nuk duhet të kujtojnë se duke bërë shumë seks, do të arrijnë të bien sa të duan në peshë. Pasi sipas tyre, duhet të paktën një orë seks, për të djegur vërtet kaloritë e tepërta brenda trupit tënd. Por gjithsesi, para vuajtjes vetëm duke ngrënë një pjatë sallatë dhe dy fruta ditën, femrat nuk heqin dorë: le të bëjmë sa orë seks duhen, por ama vetëm dieta të mos detyrohemi të mbajmë më! Dhe në këtë mënyrë, ka lindur së fundmi edhe moda e re: Seksi si dietë.

Të bërit dashuri…

Kështu, për 7 gra në 10 të tilla në botë, të bësh dashuri është një akt i pazëvendësueshëm që të ndihmon ta mbash trupin në formë, si edhe të mbash peshën nën kontroll. Duket pra se aktiviteti seksual nuk paska të mira pozitive, që të sjell në humor apo që të argëton. Mbi të gjitha, ai të mban edhe trupin në formë, një shqetësim i madh ky i kohëve të fundit për gjininë femërore. Sipas një sondazhi të zhvilluar kohët e fundit në botë me gra të moshave 20-45 vjeç, shumica e tyre kanë pohuar se për të mbajtur trupin në formë, frekuentojnë qendrat e fitnesit. Janë pikërisht 7 gra në 10 të tilla, që e pohojnë këtë fakt. Ndërkaq, vetëm një grua ndër 10 mendon të bëjë seks për të mbajtur trupin e saj në formë. Pasi të tjerave, një gjë e tillë as që u kishte shkuar në mend ta bënin enkas për një qëllim të tillë. Gjithsesi, seksi po konsiderohet gjithmonë e më tepër në çift, edhe nga meshkujt vetë, si një lloj gjimnastike për trupin, pasi gjatë kryerjes së tij aktivizohen thuajse të gjithë muskujt e trupit si edhe qendrat nervore, qofshin ato të kënaqësisë, qofshin ato hormonale.

Humbja e kalorive

Por sa kalori konsumohen gjatë një akti seksual? Kjo varet nga kohëzgjatja e raportit seksual. Por edhe nga pozicioni që ai kryhet, si edhe nga arritja e orgazmës. Të mos harrojmë që varet edhe nga vendet ku vendoset të bëhet seksi, si edhe nga mënyrat që përdoren për mirëfunksionimin e tij. Ndërkaq, 62 për qind e femrave të intervistuara, janë të bindura dhe pohojnë se të bësh seks, nuk të bën keq, veçse i bën mirë organizmit tënd. Ndaj është një gjë, e cila duhet praktikuar sa më shpesh në jetë. “Dhe, nëse me seksin arrihet që të humbasin edhe kilogramët e tepërt, atëherë kjo është një kënaqësi e vërtetë”, – pohojnë ato. Sa i përket pozicionit, më impenjativ është seksi që bëhet në këmbë dhe si i tillë, i harxhon shumë kalori trupit, ndaj konsiderohet si mjaft efikas për atë femër që e përdor seksin si një mjet për të rënë në peshë. Ndërkaq, pjesët e trupit të cilat përfitojnë nga kjo rënie në peshë, janë më shumë këmbët, fytyra dhe krahët.

Specialistët

Sipas seksologëve, të bësh seks, ndihmon në kontrastimin e plakjes, përmirësimit të elasticitetit dhe muskujve, rregullimit të lëkurës si edhe ekuilibrimit të tensioneve të gjakut e përmirësimit të qarkullimit të këtij të fundit.

Siguri në fakt nuk mund të ketë edhe për një gjë të tillë. Ndoshta është vetëm një mirazh që krijohet në mendjet tona. Në realitet, siç shpjegon edhe Bruno Fabbri, drejtor i qendrës së Mjekësisë Sportive në Padova, i cili është njëkohësisht edhe autor i librit “Seksi si sport”, bëhet fjalë për një aktivitet eficient në lidhje me humbjen e kilogramëve të tepërt, vetëm nëse do të merrnim në konsideratë një raport seksual, i cili zgjat të paktën një orë. Gjatë tij shpërbëhen plot 600 kalori nga trupi i njeriut. Në realitet, një raport seksual i praktikuar në pozicionin tradicional, nuk zgjat më shumë se 40 minuta dhe gjatë tij shpenzohen vetëm 150 kalori.

Tags: dieteseksi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Eneda Tarifa, e mahnitshme në gjysmëfinale (VIDEO)

Eneda Tarifa, e mahnitshme në gjysmëfinale (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera