Modelja e famshme, Hailey Baldwin, është bërë teze për herë të parë. Motra e saj Alaia Baldwin mirëpriti fëmijën e saj të parë me burrin e saj, Andrew Aronow të hënën. Ka qenë vetë modelja që ka publikuar një foto me vogëlushen, duke shkruar: “Vajza e tezes”. Vogëlushen kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Iris Elle Aronow. Me siguri emocionet duhet të jenë mjaft të mëdha për motrën e Hailey-t, por pa dyshim edhe për vetë modelen.