Modelja e njohur, Emily Ratajkowski ka buluar së fundmi për ‘Vogue’ se është në pritje të ëmbël. Shumë shpejt ajo dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard do të bëhen prindër për herë të parë.
Ajo çfarë i ka befasuar ndjekësit ka qenë zgjedhja e dyshes për mos ta zbuluar gjininë e fëmijës deri në moshën 18-vjeçare, kur mund ta vendosë vetë.
“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur Emily.
Emily ka pohuar se ndjen shumë habi për këtë moment në jetën e saj, megjithatë nuk ka aspak frikë pasi është mësuar me krijesën që është brenda trupit të saj./revistawho.com







