Thirrjet për ndalimin e OnlyFans janë rritur pas një ngjarjeje kontroverse ku një 23-vjeçare mori pjesë në një maratonë me 101 burra në një ditë, për të krijuar përmbajtje për llogarinë e saj.
Lily Phillips, aktore filmash për të rritur nga Derbyshire, Angli, u shfaq e emocionuar dhe reflektuese në një dokumentar të ri ku diskutoi përvojën e saj. Fama e saj shpërtheu në TikTok pas kësaj ngjarjeje, por ajo e përshkroi përvojën si “intensive” dhe shprehu pasiguri nëse do ta rekomandonte: “Nuk është për vajzat e dobëta…”
Në dokumentarin e YouTuber-it Josh Pieters, të titulluar “Kam fjetur me 100 burra në një ditë”, Lily pranoi mes lotësh se përvoja ishte më sfiduese sesa e kishte menduar. Pavarësisht kësaj, ajo njoftoi planin për të vendosur një rekord të ri: të flejë me 1,000 burra në një ditë, duke ndezur debate të tjera.
Pas publikimit të videos, reagimet online shpërthyen. Një postim viral me mbi 7.7 milionë shikime bëri thirrje për ndalimin e OnlyFans: “Është e qartë që kjo platformë i ka kthyer gratë në produkte plastike… NDALONI ONLYFANS TANI.” Të tjerë shprehën keqardhje për Lily, duke e quajtur aktin “të trishtueshëm” dhe duke vënë në pikëpyetje fuqizimin që ajo pretendon se përjetoi.
Një tjetër shtoi: “Shikoni sytë e kësaj gruaje, edhe me gjithë krenarinë e saj, ajo që dua të bëj është ta përqafoj. Ajo është degraduar aq shumë për validim. Lutem që ajo të reflektojë mbi këtë akt dhe të shohë vlerën e saj të vërtetë. OnlyFans e bën këtë të mundur dhe duhet ndaluar”.
Megjithatë, pati edhe të tjerë që nuk pajtoheshin me ndalimin e platformës. Një komentues tha: “Nuk e kuptoj. Ajo vendosi ta bëjë këtë dhe gjithashtu të përfitojë nga kjo. A duhet të ndjejmë keqardhje për të?”
Për momentin, përfaqësuesit e OnlyFans nuk kanë bërë asnjë koment mbi këtë çështje.