Një nga pasionet më të mëdha të Eminës është kuzhina, e sidomos kur bëhet fjalë për atë tradicionale shqiptare, të cilën modelja e ka dobësi.
E ndërsa e kemi parë shpesh të përgatisë receta vërtet interesante, këtë herë ajo na ka zbuluar se për bashkëshortin e saj iranian ka përgatitur lakror.
Kujtojmë se modelja është në javët e fundit të shtatzënisë e shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.