Në një prej paneleve të “E Diell” në Top Channel, tema e standardeve të bukurisë solli një rrëfim që nuk pritej nga moderatori i njohur Bledi Strakosha. I pyetur nga Nevina Shtylla për raportin e tij me pamjen, ai vendosi të jetë i sinqertë — ndoshta më shumë se kurrë më parë.
“Unë kam bërë botox, dy herë deri tani, por nuk kam mbjellë flokët megjithëse ma kanë ofruar këtë gjë falas. Nuk kam bërë operacione plastike si për shembull qeskat e syve, që unë e kam patur një problem që i ri dhe për shkak të regjimit që kam.” – u shpreh Strakosha.
Ai sqaroi se qëllimi i tij nuk ka qenë të ndryshojë pamjen, por të përmirësohet pa humbur identitetin:
“Unë nuk kam pranuar sepse dua t’i qëndroj asaj që thashë më herët – të jetë Bledi, por i mirëmbajtur dhe i përmirësuar, jo një Bledi tjetër.”
Moderatorit i kujtohet mirë periudha kur ndërhyrja e parë estetike i solli një valë kritikash:
“Fillimisht kur kam bërë botoks këtu e disa vite më parë më masakruan me mesazhe, por mua nuk është se më bën përshtypje.”
Sot, Bledi mendon se koha ka ndryshuar dhe burrat që kujdesen për veten nuk paragjykohen më:
“Besoj që jo, në këtë kohë jo.”
Në një treg ku ndërhyrjet estetike janë bërë pjesë e zakonshme e showbiz-it, rrëfimi i tij është një nga të rrallët që vjen pa filtra. Dhe ndoshta, siç e tha vetë ai, është më mirë të jesh “Bledi i përmirësuar” – sesa një tjetër krejt ndryshe.









