Me një karrierë disa vjeçare dhe role nga më të ndryshmet, ai është shndërruar në një prej personazheve më të dashur të ekranit shqiptar ndër vite. Por ndonëse është treguar gjithnjë diskret përsa i përket jetës së tij private, disa gjëra Salsano Rrapi nuk i fsheh dot.
Në një postim bërë në rrjetin social Instagram para disa orësh, aktori karizmatik dhe prezantuesi i ‘Portokalli’ shihet në një tavolinë mes miqsh në Dhërmi përkrah bashkshortes së tij. Por kjo foto ka zbuluar një surprizë të bukur pasi Erjona duket të jetë “pak” shtatzënë. Në foton në fjalë, barku i saj duket i rrumbullakosur dhe vështirë që kjo të jetë pasojë e darkës./xing.al








