Personazhe të njohur në gjithë botën gjatë jetës u ndodh që të kalojnë çaste të vështira nga gjendja emocionale për arsye nga më të ndryshmet. Nga ana tjetër të paktë janë ata persona që e pranojnë këtë gjë, sidomos në Shqipëri, sepse shqiptarët kanë tendencë që këta persona t’i cilësojnë si të dobët. Megjithatë moderatori Bledi Strakosha nuk ka ngurruar që të tregojë disa nga çastet e vështira në jetën e tij. I ftuar në “Pasdite në Top-Channel” ai tha se njëherë iu desh të përballej me një gjendje emocionale të pastablizuar, por që e kaloi shumë lehtë pas lidhjes së fortë që krijoi me kafshët. “Kam pasur një periudhë që mua më pëlqente ta quaja ‘shpirt artistik’, por në të vërtetë ishte një kohë kur kisha më pak stabilitet emocional. Qeni i parë që kam marrë u bë pjesë e jetës sime pikërisht për këtë shkak, për të më nxjerrë nga kjo gjendje.” u shpreh Strakosha. Qeni i tij Willy u bë pjesë e jetës kur një psikolog e këshilloi që për të rifituar stabilitetin emocional duhej të merrte një kafshë në shtëpi. Ndoshta për këtë shkak nuk mund të gjendej edhe një moderator më i mirë se Bledi për emisionin “Miku im më i mirë” që i dedikohet vetëm kafshëve.