Jona Spahiu ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë dhe lajmi është pritur me shumë gëzim nga publiku. Moderatorja ka lindur një vajzë, të cilës i ka vendosur emrin Freya.
Në një postim të ëmbël në Instagram, Jona ndau disa foto të para me bebushen dhe shprehu emocionet e saj. Në përshkrimin e imazheve, ajo shkroi: “Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish.”
Ky mesazh u prit me dhjetëra urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët e përgëzuan për zgjerimin e familjes. Në këtë moment të veçantë, edhe djali i saj i madh, Raiden, tashmë ka marrë rolin e vëllait të madh, një emocion i ri për të gjithë familjen.









