Moderatorja e njohur nga Kosova, Liberta Spahiu është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto të 19 viteve me parë. Në të shfaqet vetë ajo mjaft e ëmbël dhe krah fotos zbulohen edhe gjatësia, pesha dhe përmasat në atë periudhë.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se moderatorja nuk ka ndryshuar shumë që prej atëherë dhe vazhdon të jetë po aq tërheqëse sa në foton e publikuar. Kujtojmë se prej kohësh Spahiu moderon programin ‘Prive’, i cili sjell çdo javë lajmet më të fundit nga ‘showbiz-i’ shqiptar./revistawho.com