Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Moderatorja e re e programeve sportive: “Konkurrencën në TV e shoh mes produkteve, jo kolegeve”

09/11/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Moderatorja e re e programeve sportive: “Konkurrencën në TV e shoh mes produkteve, jo kolegeve”

90+ do të jetë një tjetër program sportiv që pritet të nisë të shtunën në News 24. Prezantueses që i është besuar ky format, Daljana Sejdia zbulon për revistawho.com disa detaje më shumë rreth tij  por rrëfen edhe emocionet e kësaj eksperience të re për të.





22 vjeçarja ka patur disa eksperienca të tjera televizive në Vizion Plus ku ka prezantuar programin rinor “Next”, në Agon Channel dhe së fundmi është stacionuar në News 24 ku përveç “Quiz tv Show” i është besuar edhe ky program i ri, që siç thotë moderatorja simpatike pritet të jetë tejet interesant… 

Daljana Sejdia, një tjetër vajzë bukuroshe që i bashkohet programeve shqiptare të futbollit. Si fillim si është marrëdhënia jote me sportin?


Lidhja ime me futbollin, nis që në fëmijëri. Jam rritur në një familje me shumë pasion për këtë sport. Kam ndjekur në mënyre të vazhdueshme, ndeshjet kryesore të kampionateve ndërkombetare dhe ato shqiptare. Dua shumë çdo gjë që ka të bëjë me këtë sport. Adrenalina, emocioni, çdo koment, minutë, madje dhe trumpetë në stadium, më përcjell një energji të pakrahasueshme. Mund ta pozicionoj veten në radhën e fanseve të zjarrta të futbollit, me njohje të mira për këtë fushë dhe me dëshirën e madhe për të njohur çdo gjë lidhje me të.

Sa emra futbollistësh njeh?

Njoh një numër të konsiderueshëm futbollistësh, sigurisht kam dhe të preferuarit e mi. Nëse më parë në listën e të preferuarve ishin vetëm futbollistët tërheqës, tani i shoh me një sy tjetër më profesional, duke i vlerësuar me detaje në performancën e tyre.

Bën tifo për ndonjë skuadër?

Skuadra ime e preferuar, është padyshim Kombëtarja Shqiptare. Në futbollin ndërkombëtar kam disa.

 

Çfarë do të sjellë ndryshe 90+?

90+ do të jetë një format ku sporti dhe emocioni janë të gërshetuara. Analiza 3D e ndeshjeve më të rëndësishme të kampionateve europiane do të jetë një risi. Individët më të spikatur të javës dhe çfarë potenciali të mundshëm që ata kanë. do të jenë pjesë. Do të ketë informacionet e fundit nga markato e futbollistëve. Quize sportive dhe shumë bonuse për mesazhe drejtuara drejt 90+. 90+ ka synim të zgjojë akoma më shumë interes tek fanset femra, për të ndarë sëbshku emocione, analiza dhe këndvështrime, jo më si spektatorë, por duke qenë pjesë e këtij formati.

A ke frikë ti nga konkurrenca e kolegeve simpatike që prezantojnë formate të këtij lloji?

Në çdo fushë, pa përjashtuar televizionin jam gjithnjë e mendimit që ka vend për të gjithë. Në ditët e sotme ku informacioni është shumë i zgjeruar, ekziston gjithnjë hapësirë për t’u prezantuar me ide të reja e formate interesante. Konkurencën e shoh më shumë të lidhur me produktin final, atë ç’ka sjellë formati, interesin që zgjon tek publiku për të përcjellë sa më shumë informacion e për të qenë sa më interaktiv.

A nuk të duket se janë kthyer në trend vajzat e bukura që prezantojnë programe sportive?

Në formate të tilla sportive, ka prezantuese të cilat kanë eksperiencë të gjatë dhe i karakterizon një analizë dhe ekspertizë fantastike mbi fushën e futbollit. Nuk ka asnjë kontradiktë mes kësaj gjëje dhe të bërit më atraktiv një program televiziv, duke zgjedhur vajza simpatike. Diversifikimi besoj është gjithnjë gjëja e duhur dhe e bën më të suksesshëm një format.

Do të jesh vetëm në këtë rrugëtim apo do të kesh një tjetër koleg/kolege në krah?

Do të jem vetëm në prezantim, me dy të ftuar në studio. Eksperiencë e tillë, tanimë e njohur për mua, por sigurisht kjo sfidë është një përgjegjësi e madhe, ku interaktiviteti dhe atmosfera në studio do të shënojnë suksesin e formatit.

Ju jeni prezantuese edhe e një quizi në News 24, do ta vazhdoni përsëri këtë format?

Do të vazhdoj të jem dhe në Quiz Tv Show, në formatin e përditshëm dhe gjatë fundjavës në 90+. Me telefonuesit dhe ndjekësit e Quiz, është krijuar një lidhje e fortë mes nesh. Në 90+ do të zhvillohen dhe quize sportive, një arsye më shumë që më është besuar ky format./revistawho.com

Tags: daljana sejdiaNEWS 24program sportiv
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”
Breaking News

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
Next Post
Besa Kokëdhima gati për…

Besa Kokëdhima gati për...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera