Moderatorja e njohur Atalanta Kërçyku është vënë në qendër të vëmendjes pas një momenti të papritur gjatë një interviste televizive. Teksa fliste për emisionin e saj më të ri në Top Channel, “Albanian Brand”, një pyetje e moderatorit Ronaldo Sharka e la pa fjalë.
Në një moment të papritur, Ronaldo i drejtohet Atalantës me fjalët:
Ronaldo: “A do martoheshe me mua?”
E befasuar, Atalanta u përpoq të ruante qetësinë dhe iu përgjigj me humor:
Atalanta: “Do pimë një kafe pastaj bashkë?”
Por Ronaldo insistoi të dinte më shumë:
Ronaldo: “Jo, realisht, më thuaj mendimin tënd të sinqertë. Kam shumë nevojë ta di si më sheh mua një grua, pak më në moshë se unë dhe me pak më shumë vite karrierë se unë. Ti do më shihje si një mashkull potencial për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë me mua? Më thuaj të vërtetën.”
Kërçyku u përgjigj me elegancë, duke e komplimentuar:
Atalanta: “Për aq sa unë të njoh, ti gëzon cilësi shumë të mira dhe është shumë me fat ajo që do të të marrë.”
Në vazhdim, Ronaldo foli për paragjykimet që përballet në publik:
Ronaldo: “Për mua ka paragjykime pafund. Ti do e kishe problem?”
Ndërsa Atalanta u tregua e sinqertë dhe frymëzuese:
Atalanta: “Ai njeri që do të të dojë, nuk do i interesojë asgjë. Njeri që të do, edhe për atë gjënë më të fortë, që do të dijë se është e vërtetë, do të të adhurojë. Dhe këtë gjë mbaje këshillë nga unë. Kurrë mos e ul veten për një person. Atë pyetje bëja të parën, mos prit që pas 5 vitesh të ta hapë atë temë dhe ti të shohësh një version ndryshe.”








