Moderatorja Artenisa Ozaj dhe sipërmarrësi Olsi Bogo janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Artenisa me një postim në rrjete sociale ku njofton se Dion ka ardhur në jetë. Kështu kanë vendosur ta quajnë vogëlushin e tyre çifti, i cili ka edhe një vajzë me emrin Abigail.