Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Molla dhe mjalti bashkë kanë këto efekte

25/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Molla dhe mjalti bashkë kanë këto efekte

Kombinimi i mjaltit dhe i mollëve bashkon dy faktorë të dobishëm – vlerat shëruese dhe ushqyese. Çdo terapeut ka njohuri për veprimin dhe efikasitetin e mjaltit në rastet e shumë sëmundjeve të zemrës, veshkave, stomakut dhe zorrëve, ndërsa mollët që nga kohët e lashta janë shumë të vlerësuara si mjet i shkëlqyeshëm shërues.





Pasi që përmbajnë sasi të bollshme të materieve shëruese, mollët dhe mjalti kanë veprim pozitiv për gjumë dhe tretje të mirë, çka është shumë e rëndësishme jo vetëm për të sëmurët, por edhe për personat e shëndoshë.

Kur i sëmuri refuzon çdo ushqim që i ofrohet, në shumë raste me shumë qejf do ta marrë kombinimin e mollëve dhe mjaltit, transmeton Koha.net. Kjo përzierje është eliksir i vërtetët i shëndetit dhe bombë energjetike, e cila është e dobishme për forcimin e organizmit të sëmurë dhe të lodhur. Ja disa receta të dobishme.


Pije e ftohtë nga mjalti dhe molla

Pastroni një mollë të madhe nga farat dhe preni imët. Shtoni lëng të freskët portokalli të shtrydhur, ëmbëltojeni mirë me mjaltë dhe gjatë ditës kohë pas kohe jepjani të sëmurit nga një lugë.

Sallata nga molla me mjaltë

Disa mollë më të mëdha i preni imët dhe i përzieni me lëngun e portokallit dhe limonit, duke shtuar 3-4 lugë mjaltë dhe nga kjo bëni krem. Nëse kësaj i shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtohet shllag ose ajkë.
Molla, mjalti dhe qulli i tërshërës

Përzierja e mollëve të ziera, e qullit të tërshërës, mjaltit, vaniljes dhe një gotë jogurti. E gjitha përzihet derisa nuk të fitohet pamja e shllagut. Ky është ushqim veçanërisht i pasur për fëmijët dhe mund të përdoret edhe për lyerjen e bukës.

Mjalti dhe uthulla e mollës

Për shërimin e shumë sëmundjeve përdoren pijet nga mjalti dhe uthulla e mollës. Zakonisht përdoren: dy lugë uthull molle me dy lugë mjaltë dhe një gotë uji të vakët.
Kjo pije forcon membranën e mukozës së fytit dhe zgavrën e hundës-gojës, ndihmon te tretja e vështirësuar, lehtëson shkëmbimin e materieve në organizmin e sëmurë dhe të lodhur, harmonizon qarkullimin, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe forcon organizmin.

Te tretja e çrregulluar, pija pihet në mëngjes; tek pagjumësia pihet para gjumit; tek ngjirja e zërit kjo pije duhet të pihet, por edhe të shpërlahet fyti me të.

Mjekët konsiderojnë që duke iu falënderuar kombinimit të uthullës së mollës dhe mjaltit në organizmin njerëzor rritet aftësia e gjakut për të bartur oksigjen në organet vitale.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin vigjilencën

Ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin vigjilencën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera