Kylie Jenner përjetoi një moment të sikletshëm me partnerin e saj, aktorin Timothée Chalamet, gjatë ndarjes së çmimeve David Di Donatello në Itali.
Timothée u nderua me çmimin “David Speciale”, që i jepet aktorëve me kontribute të veçanta dhe filma inovativë. Në momentin që emri i aktorit u thirr për të marrë çmimin, ai ndau një puthje të shkurtër me Kylien, por situata mori një kthesë të sikletshme kur ajo tentoi një puthje të dytë, të cilën Timothée nuk e vuri re, duke e injoruar pa dashje.
Ai vazhdoi të shtrëngonte duart me disa të pranishëm pas tij dhe më pas doli në skenë për të marrë trofeun.








