Heidi Klum, 49 vjeç u shfaq me një fustan të verdhë spektakolar dhe me një dekolte tejet të hapur në Festivalin e Kanës. Megjithatë, në një moment modelja nuk e kuptoi se mënyra se si i rrinte fustani i kishte lënë të zbuluar një pjesë të gjoksit.
Modelja nuk është e vetmja personazh i famshëm që ka shëtitur rrugëve të qytetit francez me një fustan magjepsës dhe të tjerë si Irina Shayk, Salma Hayek apo Scarlett Johansson janë bërë virale gjithashtu me veshjet e tyre.
Megjithatë vetëm Klum pati një moment të sikletshëm kur asaj iu desh të lëvizte për të pozuar me dizajnin e saj Zurad Muhair për kamera të ndryshme dhe ndërsa lëvizte, fustani nuk qëndronte plotësisht në vend.
Edhe pse më pas e rregulloi, fotografitë tashmë janë bërë virale.









