Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Monika Lubonja tek “Zonë e Lirë”: Shegushe Bebetin do ta ‘zhdukja nga qarkullimi’… Reagon Fiori Dardha: Jam e skandalizuar! Pas saj edhe vetë aktorja e “Teatrit të Kukullave”, e quan ‘mjerim’

25/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Monika Lubonja tek “Zonë e Lirë”: Shegushe Bebetin do ta ‘zhdukja nga qarkullimi’… Reagon Fiori Dardha: Jam e skandalizuar! Pas saj edhe vetë aktorja e “Teatrit të Kukullave”, e quan ‘mjerim’

E premtja e kësaj jave solli mbi ekran reagimin e fortë të drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, znj. Monika Lubonja, e cila pyetjes së Arian Çanit se cilën kolege do donte ta zhdukte nga skena iu përgjigj me emrin e aktores Shegushe Bebeti, e cila luan në Teatrin e Kukullave, institucion në varësi të Lubonjës. Më poshtë vijojnë pyetje-përgjigjet e saj me Arian Çanin:





Monika Lubonja, në një jetë tjetër, cilën nga koleget e tua do doje ta zhdukje nga qarkullimi?

Ah sa kam unë, po… Ata që janë intrigantë dhe mosmirënjohës.


Kjo s’do të thotë asgjë. Është një gjë e drunjtë që e përdorin politikanët…

Jo, jo, s’ka lidhje. Lëri politikanët, se nuk marr vesh fare nga politika. Ta them një emër. Ta marr guximin ta them një emër? Lëre se s’po e them se do më hidhen se i kam dhe në punë. E kuptojnë vetë ata.

A janë njerëz të panjohur?

Jo, janë njerëz të njohur. Unë flas për njerëz të njohur publikisht.

Thuaje, thuaje…

Ta them? Shegushe Bebeti.

Një sekondë tani, ky është emër i dëgjuar për mua. Po kjo zonja është aktore tek Teatri i Kukullave. Dale një sekondë tani, ti je drejtoreshë, pse nuk e heq?

Nuk e heq, sepse është “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Po ndërkohë ti nuk e do?

Unë mund të mos e dua, por është aktore e mirë. Do luajë, do interpretojë. Nuk ka rëndësi.

Por dy ditë pas intervistës, gazetarja Fiori Dardha ka shprehur opinionin e saj për këtë reagim përmes një statusi në ‘Facebook’ dhe nga gjuha e përdorur duket shumë e revoltuar.

“Pyetjes se cilën kolege do të doje të zhdukje nga qarkullimi, një drejtoreshe/artiste e një instucioni shtetëror i përgjigjet duke artikuluar emrin e vartëses se saj.

Nuk po diskutoj fare faktin që vartësja e saj është një artiste e madhe, e vlerësuar me çmimet më të mëdha artistike e profesionale në vend, por jam e skandalizuar nga deklarata totalisht e papërgjegjshme e kësaj drejtoreshe. Këtu nuk flitet për marrëdhënie njerëzore, por institucionale.

Ata LART arrijnë ta kuptojnë se sa e rrezikuar është kjo vartëse që është e detyruar të durojë edhe të tilla deklarata publikisht? Arrijnë ta kuptojne se ç’dhunë psikologjike mund të ushtrohet mbi këtë artiste?

Arrijnë të kuptojnë së ç’mund t’i bëjë kjo drejtoreshë e mllefosur çdo ditë?

Tmerr! Ku jetojmë!”, – shkruan Fiori, e cila ka marrë përgjigje në komente edhe nga vetë aktorja Shegushe Bebeti.

“Fiori të falenderoj për vlerësimin e dashur. Të them të drejten nuk jam aspak e frikësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të titullares, sepse unë e kam bërë karrierën me talent, përkushtim dhe punë të palodhur. Edhe pse për momentin shtanga kur ma thanë, pasi e pashë në ritransmetim, thashë me vete që Zoti i rregullon gjërat me dorë. Duhej të dilte publikisht që publiku ta njohë dhe ta kuptojë se kush e drejton institucionin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, “Teatrin e Kukullave”. Mjerim”, – ka përfunduar Bebeti.

Tags: Fiori DardhaMonika LubonjaShegushe Bebeti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
Next Post
RECETAT E SHEFIT – Sallatë me fruta dhe sorbeto limoni – Nga Renato Mekolli

RECETAT E SHEFIT - Sallatë me fruta dhe sorbeto limoni - Nga Renato Mekolli








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera