Ditën e djeshme në të gjitha mediat ka qarkulluar lajmi se Morena Taraku ka nisur lidhje me një miliarder, i cili është nga Teherani. Sasha Sobhan i dashuri i këngëtares shqiptare ka postuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet pranë krahëve të Morenës.
Dhe si për të konfirmuar akoma dhe më shumë se mes tyre ka një romancë, Morena Taraku ka bërë tatuazh emrin e të dashurit në krahë. Në fotografitë e publikuara prej saj, shihet se ajo ka shkruar “Sasha”. Duket se këngëtarja është kokë e këmbë e dashuruar dhe për këtë arsye është zhvendosur drejt Turiqsë, për të qëndruar sa më pranë të dashurit. /revistawho.com