Dashuria mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se ka marrë fund. Mediat e huaja raportojnë se aktori 51-vjeçar dhe diva 55 vjeç, po finalizojnë divorcin, pasi një përpjekje e fundit për pajtim në javët e fundit dështoi.
Dokumentet e divorcit të çiftit ‘janë finalizuar, por ende nuk janë dorëzuar’, kanë pohuar burime të shumta.
Lajmi vjen pasi Affleck nuk u pa në ditëlindjen e këngëtares dhe bleu një rezidencë të re 20.5 milionë dollarë në Palisades Pacific të mërkurën, 24 korrik, ditën kur Lopez mbushi 55 vjeç.
Miqtë e Lopez pretenduan se blerja e papritur e Affleck në ditëlindjen e saj kishte qenë një ‘thikë në zemër’.
Blerja e tij erdhi disa ditë pasi çifti e nxorri në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 68 milionë dollarë.
24 korriku shënoi gjithashtu ditën kur Lopez finalizoi gjithashtu shitjen e apartamentit të saj me katër dhoma gjumi në New York City për 23 milionë dollarë.
Pritet që J.Lo dhe Ben Affleck të lëshojnë një deklaratë të përbashkët ku do të thonë se si kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se si luftuan, por nuk ia dolën.