• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Mos jepni shumë mend!” Kush e mërziti Orindën si nënë e re që është?!

Nëse dikur shqetësim i vetëm për nënat e reja dhe stresi buronte vetëm prej grave të fisit, që pa u menduar dy herë merrnin stafetën e dhënies së mendëve për rritjen e një fëmije të sapolindur, për nënat e reja, sidomos kur ato janë edhe të njohura, presioni vjen edhe nga rrjeti. Diçka e tillë duket se i ka ndodhur edhe Orinda Hutës, e cila është bërë nënë për herë të parë, vetëm para 2 muajsh.

“Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë edhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do ta provoj deri në fund, ta mbaj në gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe, se ia jap direkt nuk ka fare rëndësi. Mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, shkruan Orinda, në një story të saj.

 

Orinda tregon herë pas here se si kujdeset për vajzën dhe së fundmi duket se ka marrë kritika për ushqyerjen e Atarës, që e ka nxitur për këtë reagim./revistawho.com