Mbase keni menduar gjithmonë se kjo është jeta, ju do t’i bëni gjithnjë pis jakat e bluzave tuaja – bëni mirë ta pranoni si fakt dhe…
Po sikur t’ju themi se jeni gabim, se në fakt ka një zgjidhje! Po, po. Makthet e të veshurit një këmishë të bardhë në punë apo frika para se të vishni një bluze pasi keni bërë makeup-in do të marrin fund tani!
Shumë bukur, ke mbaruar grimin, ke vënë setting powder dhe pret që kjo të bëjë punën e saj dhe asnjë gjurmë e vogël pudre mos të njollosë veshjet e tua të sapo hekurosura. Por të gjithë e dimë që kjo nuk është kurrë e vërtetë.
Pak kohë më parë në Instagram është shpërndarë një video që prezantonte një truk të dobishëm, të cilin shumë vajza e konsiderojnë si zgjidhje ideale.
Në video, një influencer tregon se si pasi përfundon me grimin dhe flokët, ajo vendos një kapele dushi plastike mbi fytyrën e saj para se të veshi bluzen, në mënyrë që mos ta njollosë atë!
Por, edhe pse ky truk duket se funksionon për momentin, ai nuk zgjidh problemin kryesor, që është transferimi i pudrës në jakë gjatë ditës së gjatë në punë.
Këtu vjen zgjidhja jonë. Siç mund të shihni dhe në videon e mëposhtme, një influencer në TikTok tregon se si ajo lyen me hairspray – apo llak flokësh – të gjitha zonat që ajo dëshiron të mbrojë, dhe voila! Si me magji, asnjë pikë pudër nuk përfundon në veshjen e saj.
https://vm.tiktok.com/ZMhCv6WW1/
Shpresojmë t’ju kemi ndihmuar sadopak me këtë truk dhe mos të bëheni më kurrë pis me makeup!