Loredana dhe Jozi, dy nga emrat më të përfolur të edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disa postimeve që ndjekësit i kanë interpretuar si “kunja” të ndërsjella pas ndarjes së tyre.
Gjithçka nisi me një “Instagram Story” nga Jozi, i cili publikoi një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”, të shoqëruar me mbishkrimin:
“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”
Ky mesazh u pa menjëherë si një thumb ndaj ish-partneres së tij, veçanërisht pasi vetëm pak ditë më parë, Loredana kishte deklaruar në emisionin “Shqipëria Live” se Jozi ka qenë i vetmi partner që ka pasur gjatë këtij viti.
Por reagimi i saj nuk vonoi. Vetëm pak orë më pas, Loredana publikoi një foto të re në Instagram, e shoqëruar me mbishkrimin:
“Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.”
Ky postim ndezi menjëherë rrjetin, me shumë ndjekës që e interpretuan si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj Jozit – dhe njëherësh si një mesazh për partneren e tij aktuale, një vajzë jashtë botës së famës, për të cilën ai kishte folur më herët publikisht.
Marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit, e cila lindi brenda shtëpisë së “Big Brother”, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të dinamikës së tyre të fortë dhe përplasjeve të hapura. Edhe pse ndarja e tyre është bërë prej kohësh, duket se historia mes tyre ende zgjon interes të madh tek publiku.
Çdo postim, frazë apo reagim nga të dy ish-banorët vazhdon të kthehet në temë diskutimi në rrjete sociale, duke mbajtur gjallë këtë “luftë” të heshtur virtuale që, mesa duket, ende nuk është shuar plotësisht.








