Bashkëpunimi i Fifit dhe Eglit “Shuj shuj” dhe “Ku je nis” bënë xhiron e rrjetit. Por pa kaluar shumë nga publikimi, kënga u fshi nga çdo platformë, përfshirë “Youtube”. Burime për “Prive” konfirmuan se kjo erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, duke theksuar se bëhet fjalë konkretisht për ndarjen e fitimeve të këngës. Dy vajzat fshinë dhe çdo postim me njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Megjithatë, duket se mosmarrëveshjet janë shuar dhe kënga ka dalë sërish në “Youtube”. Nëse hedh një sy në Instagramin e dy këngëtareve, kënga duket e postuar në wall-in e Fifit, por jo në atë të Eglit. A ka ende hatërmbetje mes vajzave? Asnjëra prej tyre nuk ka folur publikisht për këtë temë.