Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mot i ‘çmendur’: Në Arabinë Saudite bie borë, në Londër çelin trëndafilat

15/01/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mot i ‘çmendur’: Në Arabinë Saudite bie borë, në Londër çelin trëndafilat

Malet Madian, në veriperëndim të Arabisë Saudite janë zbardhur nga dëbora, ndërsa në Zvicër këtë fundjavë nuk kishte asnjë flokë bore, ndaj për garat e kupës së botës në ski, u desh të përdorej borë artificiale.





Ajo çfarë po ndodh në territorin e saudit nuk është një fenomen i jashtëzakonshëm, por mbetet gjithsesi mjaft i rrallë.

Dhe kur kjo ndodh, kthehet në një festë për të gjithë dhe në një magnet të vërtetë për turistët, që e shohin me mjaft kërshëri. Majat e këtyre maleve janë të mbuluara më borë në dimër, megjithatë shumë rrallë ndodh që ajo të zbresë deri në këmbët e tyre.

Një front i ftohtë që i ka bërë temperaturat të ulen ndjeshëm ka goditur kohët e fundit gadishullin ballkanik, Turqinë e Iranin.


Ai ka mbërritur deri në zonat malore të Libanit dhe në gadishullin arabik, duke sjellë me vete stuhi e reshje dëbore, me rezultate befasuese, të cilat e kanë bërë në disa raste të jetë më ftohtë sesa në luginat alpine.

Por bora në shkretëtirë është ajo që bën më shumë efekt. Ekspertët thonë se anomalia e këtij fillimviti i detyrohet një vorbulle të fortë polare, e cila qendrën e ka pasur në Polin e Veriut, vetëm se kur qarkullon, ka lëvizje antiorare. Për rrjedhojë në Europën perëndimore, vendet nga Spanja deri në Britaninë e Madhe po shijojnë një mot të butë, madje në Londër, siç thotë Corriere della Sera, kanë nisur të çelin trëndafilat e parë./Gazeta Express

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Si i humbi 40 kg për një vit? Marsela Çibukaj zbulon ‘dietën’ e saj

Si i humbi 40 kg për një vit? Marsela Çibukaj zbulon ‘dietën’ e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera