Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Motër e vëlla i shfrytëzuan vajzën si prostitutë, flet babai i të miturës

05/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Motër e vëlla i shfrytëzuan vajzën si prostitutë, flet babai i të miturës

Një vajzë 19-vjeçare dhe vëllai i saj adoleshent u arrestuan sot në Durrës pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur vetëm 14 vjeçe. Në pranga përfunduan Malvina Skura dhe L.P., 17 vjeç. Sipas Policisë, të dy këta persona kanë ushtruar dhunë fizike mbi vajzën Xh.H., duke e detyruar të punojë si prostitutë për interes të tyre. Ndërkohë, babai i vajzës, Dalip Haka duke folur për “Balkanweb”, është shprehur se, dy të arrestuarit rezultojnë me precedent penal pasi janë të dënuar dhe më parë. Ai thotë se vajza e tij është ndikuar dhe nga ambienti pasi që e vogël është braktisur nga nëna. Haka shprehet se vajza kishte ndërprerë ndjekjen e shkollës pas klasës së tetë. Në shtëpinë e tij, varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq dhe tregon se 14-vjeçarja me të atin, gjyshen dhe vëllain jetonin në një ish kabinë plazhi jo më e madhe se 20 metra2, në mes të së cilës kishin edhe një gropë septike që e përdornin si tualet. Të katërt jetonin me pensionin e gjyshesh, ndërsa vetë Dalipi punonte si tregtar ambulant, pa mundur të sigurojë ndonjë të ardhur të madhe. Babai Dalip Haka thotë se e bija pasi kishte braktisur shkollën në klasën e 8-të ishte larguar nga banesa me një njeri që gjoja e donte, por pas disa kohësh ka vërejtur një tatuazh në trupin e saj, me emrin e një tjetër mashkulli. “Nga ky moment më bëri të dyshoja që kishte marrë rrugë të keqe, ndaj shkova edhe në polici që vajza të rikthehet në shtëpi dhe në shkollë”,- thotë ai. Më tej i ati tregon edhe një moment të sikletshëm, kur merr sinjalizime se i bija i punonte si prostitutë. “Dëgjova që më thanë se kishte dalë tek ura e Dajlanit për prostituim, por shkova atje dhe nuk e gjeta vajzën, doja që ajo të vazhdonte shkollën”. Haka tregon se vajzën dhe djalin i ka rritur i vetëm pasi gruaja e ka braktisur që kur fëmijët ishin ende të vegjël. “Problemi jonë i madh është se dy fëmijët e mitur i kam rritur vetë se gruaja i ka braktisur. Më ka ndihmuar nëna. Kur ishte vajza 5 vjeç gruaja më braktisi”,- shton ai. Ndërsa gjyshja, Shega është e sigurt që mbesa e saj 14-vjeçare është larguar me L.P, 17-vjeçarin e arrestuar sot pas denoncimit të vajzës. “Vajza tha që jam martuar me djalin që e trafikonte. Më tha ika, u rrëmbeva dhe nuk kthehem në shtëpi…ndërkohë që vinte na takonte po asnjë lekë nuk na sillte…”,- tregon e moshuara. Historia e 14-vjeçares u bë publike pas denoncimit të saj në policinë e Durrësit se Malvina Skura e vëllai i saj L.P e kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme kundrejt një pagese nga 30 në 50 mijë lekë të vjetra. Policia e Durrësit i arrestoi të dy pak pas denoncimit. Nga hetimet e Policisë, rezulton se e mitura kryente marrëdhënie me klientë, të cilët i gjenin të arrestuarit. Për raport, ajo paguhej 3 000 – 5 000 lekë.





babai


Tags: babaie miturafletshfrytezimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!
Breaking News

Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!

17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…
Breaking News

Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…

17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë
Breaking News

Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë

17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Next Post
Ligjet më të çuditshme mbi seksin në Amerikë, s’e bën dot me gruan ai që ka ngrënë hudhra

Ligjet më të çuditshme mbi seksin në Amerikë, s'e bën dot me gruan ai që ka ngrënë hudhra








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera