Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë bërë që këngëtart tanë ti shtyjnë mbrëmjet e tyre koncertore.
Ka qenë Xhensila ajo që fillimisht ka anulluar koncertin e saj në Gjakovë dhe së fundmi Flori Mumajesi, i cili do të performonte në një nga klubet më të reja të kryeqytetit.
Por fansat e tyre do të kenë mundësi ti shohin shumë shpejt, pasi temperaturat e larta do të rikthehen përsëri javën e ardhshme.







