Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Moti i keq paralizon vendin, përmbytje dhe rrugë të bllokuara

12/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Moti i keq paralizon vendin, përmbytje dhe rrugë të bllokuara

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë këtë të shtunë gati të gjithë vendin. Situata është më e rëndë në veri dhe në jug të vendit. Lumi Drini i Zi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar 15 banesa në fshatin Gjoricë të Bulqizës. Prurjet e lumit janë shtuar edhe për shkak se pala maqedonase ka hapur portat e hidrocentralit. Edhe në Mirditë prurjet e shumta të lumit Fan rrezikojnë disa familje, ndërsa shumë fshatra të Dibrës janë të izoluara për shkak të dëmtimit të pasaraleve nga ujërat e rrëmbyer. Gjithashtu “Lapsi.al” raporton për përmbytje tokash dhe rrëshqitje dherash. Situata është po kaq kritike edhe në jug të vendit, ku lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, çka do të sillte pasoja katastrofale. Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë ka qenë i bllokuar dhe ende kalimi bëhet me vështirësi.





Në vendin pranë varrezave të qytetit ujërat e rrëmbyer të përrenjve bllokuan rrugën, ndërsa dy të rinj që udhëtonin me një makinë rrëzikuan të mbyteshin pasi mjeti i tyre u fundos në ujë. Ndërsa kryeministri Rama ndodhet në New York, ku ka çelur një ekspozitë personale me piktura, kreu i opozitës Lulzim Basha ishte në Lezhë për t’u takuar me banorë të zonave të përmbytura.

Basha i bëri thirrje autoriteteve shtetërore të lënë propagandën e zyrave dhe të zbresin në terren për të ndihmuar qytetarët. Parashikohet që reshjet të vazhdojnë edhe gjatë ditë së sotme, ndërsa do të ketë një përmirësim të lehtë të dielën. Më poshtë lista rrugëve të bllokuara apo ku kalimi bëhet me vështirësi.


Tiranë- I bllokuar nënkalimi tek City Park

Ne segmentin rrugor Lanabregas – Uzina Traktori, ka prani te ujit ne rruge.

Durrës- Në zonën e Shkëmbit te Kavajes, ka prani te ujit ne rruge. Grumbullim aluvionesh ka edhe tek rruga e Spillese..

Vlorë- Ne aksin Qafa e Dushkut – Kuç, eshte demtuar Ura qe lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi eshte devijuar deri ne ndertimin e nje ure te re.

Kukës- Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Ne disa  nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rruge.

Në aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ka patur nje shëmbje te rruges, kalimi  kryhet  vetem për mjetet e vogla dhe furgonat.

Ne aksin Krume – Qafe Prush, ne Vlane, ka nje shembje ne gjatesi rreth 50 ml, rruga eshte 1 kalimshme. Pjesa tjeter e aksit nuk ka probleme per qarkullimin. Situata e pandryshuar prej disa ditesh.

Dibër – Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Në disa  akse  të ketij Qarku ka prani te materialeve  dhe uji ne rrugë, por pa problem per qarkullimin e mjeteve.

Aksin K. Hadroj – Qafe Bene, eshte hapur me dy kalime ne te gjithe gjatesine e tij. Megjithate here pas here ka renie guresh e dherash nga rreshjet. Firma kontraktore po ben pastrimin e aksit. Situata tek Tuneli i Gjegjanit  eshte normalizuar dhe rruga eshte e hapur.

Ne aksin Skuraj – Burrel, ka demtime te shpatullave te ures ne hyrje te Klosit, nga prurjet e lumit.

 Shkodër- Ne disa akse te ketij Qarku ka probleme, sic  jane: Shkoder – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rruges.

Ne akset Puke – Fushe Arrez, Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak, ka patur renie guresh e dherash ne rruge.

Edhe ne aksin Qafe Mali – Fierze, ka patur renie guresh e dherash, te cilat po pastrohen nga kontraktori.

Renie guresh e dherash ka patur edhe ne akset Qafe Laç – Koman dhe Hani i Hotit – Tamare, si pasoje e rreshjeve te nates se kaluar.

Ne aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kanë gërryer nje pjesë te rrugës.  Ne vend  ka prani te mjeteve dhe fuqi punetore te shtuar te kontraktorit, te cilet bejne pastrimin e aksit nga renia e here pas hershme e gureve dhe dherave. 

Ne akset e Tropojes ka patur renie guresh dhe dherash ne rruge, qe po pastrohen nga kontraktoret.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës

06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija
Breaking News

Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija

06/01/2026
Next Post
“Mirë ua bëra dhe do t’jua bëj prapë!”, autori i kërcënon familjen ish-të dashurës parukiere

“Mirë ua bëra dhe do t’jua bëj prapë!”, autori i kërcënon familjen ish-të dashurës parukiere








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera