Jo vetëm sot por e gjithë java pritet të karakterizohet nga temperatura të ngrohta dhe mot i kthjellët. Ato do të variojnë nga 13 deri në 27 gradë celcius, duke e bërë kështu javën më të ngrohtë. Sinoptikanët parashikojnë që kjo javë e fundit e shtatorit të jetë pa reshje dhe vranësira.