Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Moti

Moti në fundjavë/E shtunë- e dielë s’ka plazh, të premten rreze vetëm …

13/07/2016
in Moti
Reading Time: 2 mins read
A A
Moti në fundjavë/E shtunë- e dielë s’ka plazh, të premten rreze vetëm …

Të gjithë ata që kanë planifikuar që fundjavën ta kalojnë në plazh, është mirë që të ndryshojnë mendim, pasi duke filluar nga dita e premte do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin, të cilat do të shoqërohen me vranësira locale. Sipas qendrës së sinoptikës MeteoAlb vranësira dhe erë të fortë do të ketë në të gjithë vendin. Të premten do të ketë rreze dielli ndaj edhe mund të bëhet plazh ndërsa të shtunën duhet të mbyllni çadrat e plazhit dhe të hapni ato të shiut. Ndërkohë që pak a shumë do të jenë temperaturat edhe të dielën, ku do të ketë erë dhe dallgë mbi normalen.





Temperaturat do të fillojnë të bien duke filluar që nesër. Ndërkohë që të premten do të ketë vranësira dhe shira në very dhe në qendër të vendit. Pra ata që kanë ndërmend të bëjnë plazh ditën e premte në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës, është mirë të bëjnë prapakthehu. Ndërkohë që të shtunën dhe të dielën as që bëhet fjalë për plazh pasi  shirat dhe vranësirat do të mbulojnë të gjithë vendin. E gjitha kjo sipas Meteoalb vjen për shkak të ndryshimit të qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës në qarkullim very-veriperëndim të Evropës.

Progonoza e plotë sipas MeteoAlb


Duke filluar që nga dita e nesërme priten rënie e temperaturave me 2 – 3 gradë, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veri-veriperendimi i kontinentit. Parashikohet që rënia e temperaturave të vijojë ditën e premte si edhe në fundjavë. Përsa i përket motit sot dhe nesër do të jetë i kthjellët POR dita e premte do të sjellë vranësira dhe shira në zonat malore, parashikohet që edhe fundjava të jetë me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në të gjithë vendin, më të dukshme ditën e shtunë. Herë pas here do të jenë rebeshe.

 

Temperaturat minimale, do të luhaten: Në vendet malore nga 11 deri 14, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 17 deri në 21 gradë.

 

Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vëndet malore nga 18 deri 22 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 26 deri 30 gradë.

 

Era, do të fryjë mesatare sot dhe nesër Ndërsa ne fundjave pritet forcim i erës deri në 45 km/orë, nga drejtimi veriperendimor. Dallgëzimi në brigjet detare do të jetë 4 – 5  ballë./opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram
Breaking News

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram

28/12/2024
E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi
Breaking News

E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi

28/12/2024
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?

28/12/2024
Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!
Breaking News

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!

28/12/2024
“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait
Breaking News

“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

27/12/2024
E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani
Breaking News

E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani

27/12/2024
Next Post
Ja cili është përbërësi misterioz i akullores së zezë

Ja cili është përbërësi misterioz i akullores së zezë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera