Mesdita e sotme sjell shtim të vranësirave dhe në zonat malore ku priten shira. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore. Në zonat malore vranësirat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes ku minimumi do jetë 3°c, por rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 15°c.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.