Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas! 29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër… 29/12/2025
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Moti

Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

18/06/2017
in Moti
Reading Time: 3 mins read
A A
Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Paraditja e ditës së sotme do të përshkohet në zonat e ulta dhe bregdetare nga moti i kthjellët gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Sipas qendrës së sinoptikës MeteoAlb, moti do të dominohet me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare gjate orëve të pasdites, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Të njëjtat kushte atmosferike do të shoqerojnë vendin dhe gjatë natës.





Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjate orëve të mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre në zonat bregdetare.

Era do te fryjë mesatare si në tokë ashtu dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.


Përsa i përket Europës, për ata që udhëtojnë jashtë vendit, një sistem i fuqishëm vranësirash do të gjenerojë shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere për Europën Lindore si edhe ishujt Britanike, me problematike situata do të paraqitet në Rusi ku shirat do të jenë intensiv. Po kështu, me rrebeshe shiu do të jetë situata meteorologjike në brigjet e Turqisë.

Ndërsa, moti i kthjellët do të jetë prezent në Europën Qëndrore, gadishullin Iberik, gadishullin ballkanik si edhe vendet Skandinave.

Përsa i përket motit për ditën e nesërme, po sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijne duke u shtuar në zonat malore juglindore – verilindore.

Parashikohet që dhe pasditja të mbetet në ndikimn e moti të kthjellet dhe vranësirave të here pas-hereshme në zonat malore duke lënë ultësirën perëndimore në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Temperaturat e ajrit do të pesojne rritje me 1 – 2 gradë si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veriore dhe veriperendimore, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Përsa i përket motit në Europë për ditën e nesërme,

Europë, e diela do të përshkohet nga një sistem i fuqishëm vranësirash që do të gjenerojë shira me intensitet të lartë në pjesën veriore të Europës si edhe vendet e Balltikut. Më problematike situata do të paraqitet në Suedi dhe Norvegji kU shirat do të jenë rrebeshe.

Ndërsa, moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jenë prezent për pellgun e Mesdheut, gadishullin Iberik si edhe për vendet Perëndimore.

Ditën e hënë sipas MeteoAlb, deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta dhe kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore por kryesisht në veri të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njejtat kushte atmosferike duke bërë zonat malore të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ndërsa bregdeti dhe zonat e ulta do të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish gjatë orëve të mengjesit por edhe orët e mesditës do të sjellin rritje të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që në det te ketë dallgëzim 3 – 4 ballë./opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram
Breaking News

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram

28/12/2024
E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi
Breaking News

E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi

28/12/2024
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?

28/12/2024
Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!
Breaking News

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!

28/12/2024
“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait
Breaking News

“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

27/12/2024
E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani
Breaking News

E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani

27/12/2024
Next Post
Këta janë 5 njerëzit më të pasur në botë

Këta janë 5 njerëzit më të pasur në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera