Ndryshe nga motra e saj Beyonce, Solange Knowles ka një stil tjetër përsa i përket të të bërit muzikë. Rryma e saj e preferuar është ‘R & B’ dhe kurrë nuk ka preferuar ta ndrshojë këtë stil. Së fundmi ajo vjen me një hit të ri të titulluar “Cranes in The Sky” ku Solange ka preferuar ta bëjë çdo gjë vetë duke nisur që nga teksti dhe melodia e duke përfunduar tek regjia e videoklipit dhe garderoba e saj që duhet theksuar që është krejtësisht e kundërta e shijeve të Beyonce. Në një pjesë të këtij videoklipi Solange është shfaqur krejtësisht e zhveshur e lyer vetëm bojë trupi ngjyrë të artë, ndrkohë që qëndron ulur tek një shkëmb. Përsa i përket kordave vokale, ajo ka marrë vlerësimet më të mira nga kritikët madje disa janë shprehur se ajo është më e zonja dhe më krijuese se Beyonce.