Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Motra e Sonila Meços shënon suksesin e parë në Gjermani, së shpejti pjesë e Parlamentit të Bavarisë

05/12/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Motra e Sonila Meços shënon suksesin e parë në Gjermani, së shpejti pjesë e Parlamentit të Bavarisë

Motrat Meço duket se kanë lindur për të qenë të suksesshme. Sonila në fushën e gazetarisë dhe Rezi në fushën akademike.





Arritjen e saj të fundit në Gjermani, Sonila e quan finalizimin e një pune të gjatë e të palodhur. Rezi punon aktualisht si anëtare e Këshillit Bashkiak të qytetit dhe me premisën për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Bavarisë.


“Thonë se çdo foto është një histori. E parë kështu, do meritonte veç finalen e një historie të gjatë pune, përkushtimi, sakrifice, dështimesh e suksesesh të një studenteje doktorature që në vitin 1998 vendosi të zhvillojë veten në Gjermani.
Kjo është Rez, motra ime. Dhe në këto foto është një histori:
PHD-ja e nisur në anglisht, duhej përfunduar në gjermanisht pa ditur asnjë fjalë, çdo vit ecuria e kualifikimit do të varej nga suksesi i eksperimenteve dhe sasia e publikimeve në revistat më të njohura të fushës.
Mbrojta do ta gjente mami të një vogëlushi 7 muajsh që ngatërronte provimet e studentëve me këmbkat e vogla në tryezën e punës.
Do ishte shqiptarja e stafit akademik të Universiterit të Erlangenit, do të mundësonte bursa studimi për shumë shqiptarë, do të organizonte ditët e Shqipërisë në Nuremberg, ato të Kadaresë në libraritë e Schwabach, do të angazhohej në bashkinë e qytetit në dhjetra projekte për integrimin e të huajve, do të drejtonte një nga organizatat më të rëndësishme në trajtimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, derisa do të mbërrinte sot si e para shqiptare anëtare e Këshillit Bashkiak (SPD) të qytetit nga 1 janari 2018.
Dhe me premisën për të vijuar deri në parlamentin e Bavarisë.
Kjo është pjesa e dukshme, finalja e historisë së një shqiptareje që si shumë të tjerë ia del në Gjermani, atje ku njerëzit promovohen nëse punojnë, duan e guxojnë.
Kaq e thjeshtë, kaq e vështirë, sepse e merituar.
Ma bëre zemrën mal Rez!
Nuk di si do kish qënë jeta jote këtu, mua më merr malli sa një Zot e di e do të kisha dashur mëngjeseve të të qahesha ty për rrokopujën e këtij vendi, pasditeve të luaje me mbeskën tënde për të shkarkuar stresin e një dite me kusuret tona, e fundjavave të mblidheshim për një byrek të diele nga mami se e qan edhe kur s’ka drita, por vështirë se do të lumturohesha për çfarë merrje në këmbim nga gjithë ai përkushtim.
Nuk mundja dot edhe kësaj here të shmangia qejfin e krenarisë që ndjeja fëmijë kur i pohoja shoqeve: ‘Kjo është motra ime’.
Vetëm një merak kam, kujdes me lejet e ndërtimit, se si shumë gjelbërim ka Bavaria e çoku na pëlqejnë ne shqipove qendrat tregtare”, shkruan Sonila në Facebook.

Kujtojmë gjithashtu që Rezi ka përkthyer edhe dy bestseller-at, “A të kam folur ndonjëherë për erën e Veriut si dhe botimin e dytë të tij, “Dallga e Shtatë”, të Daniel Glattauer./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Dua Lipa na bën sërish krenarë…

Dua Lipa na bën sërish krenarë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera