Kourtney Kardashian është braktisur nga familja e saj.
Së fundmi, ajo dhe partneri i saj Travis Barker kanë lançuar linjën e tyre të veshjeve “Revolve”. Për ta promovuar çifti organizuan një festë në Nobu, Malibu.
Mirëpo ajo që ra në sy ishte se as Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kylie Jenner, Kendall Jenner dhe Kris Jenner nuk ishin të pranishme në ceremoninë e inaugurimit. Kjo ka nxitur thashethemet për një krisje të mundshme të marrëdhënieve mes motrave Kardashian Jenner.