Ditën e sotme, reperi i njohur Mozzik ka udhëtuar drejt qyteteve të ndryshme të Kosovës për t’i dhuruar nga afër fansave të tij cd-në e albumit të fundit muzikor.
Ai ka ndarë në llogarinë e tij video të ndryshme në qytetin e Mitrovicës dhe Pejës ku dallohet numri i madh i ndjekësve të Mozzik që kanë ardhur për ta takuar.
Megjithatë reperi nuk ka mundur ta përfundojë turin e tij për shkak të problemeve të krijuara me policinë, e cila ka ndaluar vazhdimin e vizitave në qytetet e tjera.
Megjithatë Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo kanë njoftuar se gjithçka shkoi shumë mirë dhe se shumë shpejt do të gjejnë forma të tjera për t’i takuar fansat e tyre./revistawho.com








