Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Mund të të ndodhë edhe ty, historitë e 7 VIP-ave që u dashuruan me fansat e tyre

17/02/2020
in Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Mund të të ndodhë edhe ty, historitë e 7 VIP-ave që u dashuruan me fansat e tyre

Historitë e dashurisë së VIP-ave shqiptarë janë gjithmonë shumë interesante për t’u lexuar duke qenë se për këto personazhe jemi gjithmonë kuriozë të dimë më shumë. Shumë prej tyre janë njohur me njëri-tjetrin nga shoqëri të përbashkëta apo nga rrjete sociale, por të dashurohesh me një fans ose fanse ju kishte shkuar mendja? Ka disa raste në showbizin shqiptar dhe “Revistawho.com” jua sjell në vazhdim.





Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha – Në një intervistë Vitmari ka treguar se ka qenë fans i Marselës kur ajo këndonte në “The Voice”. Këngëtari tregoi se nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte dita dhe do të lidhej me Marselën. Por më pas çifti rastësisht u takuan dhe tani janë shumë të dashuruar.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako – Aktori i humorit Olsi Bylyku prej më shumë se një viti është në një lidhje dashurie me një vajzë me emrin Egli dhe shumë i lumtur. Olsi ka treguar se e dashura e tij ishte fanse pasi dinte çdo batutë të tij dhe e ndiqte gjithmonë në “Portokalli”.


Armando Sadiku dhe Elona – Futbollisti është njohur me të dashurën e tij në Facebook. Elona ishte fanse e tij dhe i shkruante shpesh mesazhe. Armando iu përgjigj dhe nisën mesazhet mes tyre. Tani çifti janë të fejuar.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi – Mihrije ka qenë fanse e Naimit dhe dëgjonte këngët e tij në radio. Ata janë takuar fare rastësisht dhe Mihrije nuk e ka ditur se ai ishte Naim Abazi të cilin ajo e dëgjonte në radio. Më pas çifti u dashuruan dhe tani janë prindër të një djali.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid – Vëllai i motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anwar ka qenë fans i madh i Dua Lipës. Ai ka bërë të pamundurën për ta bindur Duan që të dilnin në një takim. Dua dhe Anwar u dashuruan dhe sot janë shumë të lumtur bashkë.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez – Sot janë të fejuar por dikur Alex ishte fans i Jenniferit. Këtë ai e ka zbuluar duke postuar autografin që diva i kishte dhënë 20 vite më parë.

Kim Kardashian dhe Kanye West – Reperi ka treguar se ka qenë një fans i Kimit, por edhe ajo i pëlqente shumë këngët e tij. Çifti sot janë të martuar dhe kanë 4 fëmijë./revistawho.com

Tags: Dashurifansalidhje me fansinVIP-a
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Next Post
Rikthehet sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, zbulohen të ftuarit e parë

Rikthehet sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, zbulohen të ftuarit e parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera