Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Na ftohu distanca”, Ledri flet për ndarjen nga Sara dhe jo vetëm: Më duket e lumtur me atë djalin! 13/07/2025
“Tregon sa fakire je”, deklarata e Gertës ndez rrjetin! 13/07/2025
Vanessa Hudgens ndan lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë! 12/07/2025
“Tunel i errët”, Fedez rrëfen tentativën për vetëvrasje në librin e tij autobiografik! 12/07/2025
Luiz Ejlli: Pas 40 vitesh, kam gjithçka që kam ëndërruar! 12/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Mungoi 13 vite nga muzika, Crazy Girl: Kam vendosur të rikthehem me G Banin, por ndryshe…

16/05/2017
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Mungoi 13 vite nga muzika, Crazy Girl: Kam vendosur të rikthehem me G Banin, por ndryshe…

Kënga “Të Dua” rezistoi për një kohë të gjatë si hit. Dhe sot, pas 13 vitesh Crazy Girl rikthehet sërish. Këtë herë ndryshe. Bashkë me G Banin ata kanë publikuar vetëm njërin nga projektet muzikore “Bora Bora” që do të pasohet edhe nga shumë të tjera në vazhdim.

Crazy Girl u riktheve pas një mungese të gjatë, por çfarë ka ndodhur me jetën tënde  gjatë kësaj kohe?

Jemi marrë me jetën tonë private secili. Kjo është e gjitha.

“Bora bora” është dueti që vjen pas 13 vjetësh nga  “Të dua”. Mendon se i ka përmbushur kënga pritshmeritë e publikut për rikthimin?

Këngët e para në të cilën kemi marrë pjesë unë dhe Bani kanë qenë këngët  “Të pafajshëm” dhe  “Je Gabim”. Pastaj inçizuam “Për vajza edhe çuna” dhe “Gango” që i përfshiu Bani tek albumi tij i parë me titull “Midis meje dhe vetvetes”. Nuk e di por qysh në fillim që u njohëm, kombinuam dhe donim të inçizonim këngë bashkë. Tani “Bora Bora” është kënga e parë që inçizuam që  prej bashkëpunimit  “Të Dua”. Por nuk është e vetmja këngë, është pjesë e një serie me këngë të reja. “Bora Bora” ka patur lloj- lloj komentesh. Është një pjesë e audiencës që duan të dëgjojnë  Crazy-n dhe Banin e vjetër, domethënë me stilin që kemi patur atëherë. Me keqardhje do i informojmë që nuk kanë për të dëgjuar sound-in tonë të vjetër sepse me të vërtetë komentojnë : “Pse nuk flisni për tema sociale si dikur,  apo pse i punoni vokalet me teknologjinë e re?”. Por janë lotë krokodili nga këta fansa sepse ne e dimë shumë mirë që organizitorët e eventeve nuk na vlerësuan dhe as nuk na respektuan profesionalisht kur trajtonim tema sociale. Dhe me të drejtë sepse kur njerëzit dalin për t’u argëtuar,  nuk duan të dëgjojnë ritme dhe fjalë të dëshpëruara apo pesimizëm. Ne e kemi marrë mësimin tonë.” Bora Bora” është pritur shumë mirë nga ata që ne na interesonte të pritej mirë. Dhe ende nuk është publikuar as klipi, thjeshtë versioni audio në Youtube.

Ku qëndrojnë diferencat midis “Bora bora” dhe “Të dua”?

Këngën  “Të Dua”  Bani e shkruajti për pjesëmarrjen tonë në festivalin “Mikrofoni i Artë” në vitin 2006 apo 2007 se nuk me kujtohet tani.  Ishte këngë e një dashurie vere. Protagonistët e historisë tek  “Të Dua”,  u njohën ndërsa ishin me pushime dhe u afruan pa ceremoni dhe snobizëm. Dialogu në fillim të këngës, kitara akustike me motivin latin, vargjet sensuale… Ishte e gjitha  një këngë dashurie që Bani e kishte shkruajtur për dashurinë e tij të fëmijërisë dhe u ndje gati që ta publikonte. Vokalet i inçizuam në një studio tejet profesionale ndërsa miksimin dhe masterizimin i bëri vetë në studion e tij. Promovimi për fat u krye për së mbari nga festivali “Mikrofoni i Artë”. U bë hit, dëgjohej kudo. Në telefona, në makina, në clube. Ndërsa Bora Bora është diçka krejt ndryshe. Tekstin e kishte filluar në Suedi dhe kur u kthye mbas shumë vitesh këtu në Greqi serish, ma tregoi dhe e përfunduam këngën. Ua treguam disa kolegëve tanë,  emrat e të cilëve nuk po i përmend këtu që të mos shfrytëzoj respektin e askujt. Por idea është që u pëlqeu shumë dhe na shtynë që ta publikojmë në radio dhe në Youtube..

Si e kujton kulmin tend në karrierë?

Unë dhe Bani e dimë mirë që kënga jonë më e mirë është kënga tjetër që do bëjmë. Për sa kohë vazhdojmë të krijojmë, jemi në kulmin e karrierës sonë. Nëse do kujtonim vitet e kaluara si kulm tëm karrierës tonë, atëherë besoj se kemi kaluar momente shumë të bukura si artistikisht edhe nga aspekti ekonomik.

Cila është gjëja më e mirë që ke bërë në jetë deri më sot?

Unë si Dori (Crazy Girl) kam tre fëmijë dhe burrin tim të cilët i adhuroj dhe më bëjnë të ndjehem perfekt. Pra familjen time e konsideroj si gjënë më të bukur që kam bërë në jetën time.

Cili është mësimi më i mirë që të ka dhënë e shkuara?

Nga e shkuara kam mësuar ta dua dhe ta respektoj veten  dhe të ndihem krenare për personin që jam.

Je penduar që ke bërë një pauzë kaq të gjatë në muzikë?

Ndoshta.

Për çfarë mendon se është koha tani?

Po për të jetuar mbi te gjitha dhe për të krijuar muzikë.

Do zbulosh diçka për projektin e radhës?

Kemi publikuar këngën e radhes me titull “Pse Merzitesh”, është në Youtube,  në format audio për momentin.

Diçka përmbyllëse ?

“Të gjithë e dinë e para se kush e ndezi

ju kur bëni rrep jeni si Micky dhe Daisy”./ intv.al

 

17425908_1174418596013642_8266605795813344292_n.jpg

 18119083_1204696989652469_2683864079235794983_n.jpg

– See more at: http://www.intv.al/showbiz-and-gossip/item/27909-interviste-per-intv-al-pas-13-vitesh-mungese-crazy-girl-premton-nje-rikthim-krejt-ndryshe-ja-detajet-foto-video#sthash.OYjZMrUZ.dpuf









Tags: crazy girlcrazy girl g banig bani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!
Intervista

Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!

11/11/2024
Next Post
“Si ta quaj këtë dashuri”, Anxhali e vë Kushin përballë një situate të vështirë, ja çfarë do ndodhë nesër

"Si ta quaj këtë dashuri", Anxhali e vë Kushin përballë një situate të vështirë, ja çfarë do ndodhë nesër







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera