Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Upss, Ledioni veshi dy herë të njëjtin kostum dhe rrjeti reagoi direkt! 26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme 25/02/2026
Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon? 25/02/2026
“Asnjë baba nuk është perfekt”, Snoop Dogg del në krah të David Beckham mes krizës me Brooklyn! 25/02/2026
Theu protokollin në darkën e guvernatorëve? Veshja e Melania Trump vihet në qendër të vëmendjes! 25/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Muzika e viteve ’90 nuk harrohet lehtë, “Albanian Pop Rock Duets” risjell duetet më të bukura shqiptare

21/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Muzika e viteve ’90 nuk harrohet lehtë, “Albanian Pop Rock Duets” risjell duetet më të bukura shqiptare

Muzika e viteve ’90 ka sjellë revolucion në kulturën shqiptare dhe prandaj brezi i atyre viteve i kujton me nostalgji këngët e asaj kohe. Megjithatë këto këngë nuk janë lënë në pluhurin e harresës, sepse dhe brezi i ri vazhdon t’i dëgjojë ende dhe sot e kësaj dite. Muzika më e bukur e viteve ’90 nuk mund të shuhet lehtë edhe për shkak të iniciativave të shumta për t’i risjellë dhe rikujtuar edhe njëherë ato kohë të arta. Pas “Albanian Pop Rock 90’s” dhe “Albanian Pop Rock Ladies”, gazetarja Kozeta Kurti ka menduar që të organizojë sërish një koncert të përmasave të mëdha për të gjithë ata që kanë nostalgji për ‘pop-in’ dhe ‘rock-un’ e vjetër shqiptar. Në 2 qershor në “Amfiteatrin e Tiranës”, koncerti “Albanian Pop Rock Duets” do të mirëpresë çdokënd që dëshiron të dëgjojë edhe njëherë duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ’90, që vazhdojnë të mbeten hite të “pavdekshme”. Në repertor do të jenë të përfshira këngët nga Aurela Gaçe dhe Aleksandër Gjoka, Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo, Irma dhe Eranda Libohova, Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati etj, të cilat do të sillen me një orkestracion të ri. Këngët e përzgjedhura do të interpretohen nga një gjeneratë e re artistësh si: Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku etj.





Këtë herë krijuesit e këtyre këngëve të arta të muzikës shqiptare do jenë spektatorë të radhëve të para, duke ndjekur me emocion se si kënga e tyre mund të jetojë gjatë në kohë e të zërë vend në breza të rinj. Një ngjarje e tillë kulturore nuk duhet humbur, prandaj duhet të nxitoni për t’i blerë biletat në sportelin e Amfiteatrit të Tiranës, ose për t’i rezervuar në myticket.al. Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 0674055500. /revistawho.com


Tags: albanian pop rock duetsamfiteatri i tiraneskoncertmuzika e viteve 90muzika rock
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Upss, Ledioni veshi dy herë të njëjtin kostum dhe rrjeti reagoi direkt!
Breaking News

Upss, Ledioni veshi dy herë të njëjtin kostum dhe rrjeti reagoi direkt!

26/02/2026
Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon?
Breaking News

Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon?

25/02/2026
“Asnjë baba nuk është perfekt”, Snoop Dogg del në krah të David Beckham mes krizës me Brooklyn!
Breaking News

“Asnjë baba nuk është perfekt”, Snoop Dogg del në krah të David Beckham mes krizës me Brooklyn!

25/02/2026
Theu protokollin në darkën e guvernatorëve? Veshja e Melania Trump vihet në qendër të vëmendjes!
Breaking News

Theu protokollin në darkën e guvernatorëve? Veshja e Melania Trump vihet në qendër të vëmendjes!

25/02/2026
“Më vjen mirë që të pashë”, takimi i Egli Takos me DJ Gimbo që ndezi rrjetin!
Breaking News

“Më vjen mirë që të pashë”, takimi i Egli Takos me DJ Gimbo që ndezi rrjetin!

25/02/2026
“Kokrrat e mia”,Jennifer Lopez dedikim intim për binjakët e saj Max dhe Emme për 18 vjetor!
Breaking News

“Kokrrat e mia”,Jennifer Lopez dedikim intim për binjakët e saj Max dhe Emme për 18 vjetor!

25/02/2026
Next Post
Johnny Depp hedh poshtë akuzat e ish-bashkëshortes: Në të vërtetë kam qenë unë viktima

Johnny Depp hedh poshtë akuzat e ish-bashkëshortes: Në të vërtetë kam qenë unë viktima








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera