Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Muzikë, garë, madje dhe regjisor direkt nga Kievi: “Marie Kraja” këtë vit nuk duhet humbur

25/03/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Muzikë, garë, madje dhe regjisor direkt nga Kievi: “Marie Kraja” këtë vit nuk duhet humbur

Shoqata Kulturore – Media Art, me mbështetjen e veçantë të Bashkisë Tiranë, në vitin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, organizojnë edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, në datat 29 dhe 30 mars, ora 19:00, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.





Konkurs i këngëtarëve operistikë; një koncert i jashtëzakonshëm me arie dhe këngë nga më të njohurat e të përzgjedhurat e repertorit botëror; balet dhe kostume mahnitëse: Edicioni i tetëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” do të  zhvillohet në Tiranë në datat 29-30 Mars.

Pesëmbëdhjetë konkurrentë, nga katër kontinente, do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare “Marie Kraja”. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane, duke i dhënë pjesëmarrësve mundësinë që përveç garës dhe çmimit, të bëjnë hapa të vlefshëm në karrierën e tyre të ardhshme. Në sajë të pjesëmarrjes së emrave të mëdhenj opertistikë botërorë në juri, festivali “Marie Kraja” është i kërkuar për artistët e rinj nga e gjithë bota.


Juria ka bërë përzgjedhjen paraprake dhe në netët finale janë do të konkurrojnë 15 artistë. Netët do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit prej Anatolli Solovianenko-s, i cili është regjisor dhe Drejtor i Përgjithshëm i skenës në Teatrit Nacional të Operas së Kievit – Ukrainë. I ikur nga lufta ai tani vjen në Tiranë, duke pasur mundësinë të bashkëpunojë për këtë festival. Dirigjenti i orkestrës vjen nga Anglia dhe është i mirënjohuri Martin Andre. Festivali do të transmetohet në Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe regjia televizive i është besuar Redi Trenit. Ndërsa prezantuese e festivalit është një emër i lidhur ngushtësisht me “Marie Krajën”: sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani. Ajo ka triumfuar në këtë skenë në vitin 2015 dhe prej aty nisi një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare. Tashmë Kamani rikthehet në këtë skenë si prezantuese,  edhe për të kënduar, për të treguar historinë e saj të suksesit, por dhe për të qenë ndoshta një ogur i mirë për pjesëmarrësit në garë.

Në të dyja netët e festivalit nuk do të mungojë edhe trupa e baletit dhe këtë vit për herë të parë ngjiten në skenë shumë kërcimtarë të rinj. Po për promovimin e të rinjve do të shërbejë dhe një sfilatë e veçantë, e organizuar nga artistja Najada Hamza, e cila ka përzgjedhur veshje nga veprat më të njohura të skenës së operës dhe baletit dhe që janë realizuar nga kostumografët e rinj të sapodiplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura si fashion designer. Në këtë mënyrë edhe studentëve që sapo kanë mbaruar studimet me rezultate të shkëlqyera u jepet një mundësi për t’u shfaqur e promovuar në fushën e artit dhe tregun e punës.

Por përveç misionit të tij kryesor, garës dhe promovimit të talenteve të reja, Festivali “Marie Kraja” do të ketë formën e dy netëve koncertore për t’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Publiku i  këtij teatri do të mund të ndjekë dy mbrëmje me muzikë të përzgjedhur nga repertori botëror Puccini, Gounod, Bellini, Mozart, Bizet, Verdi, Rossini, Donizetti, por edhe këngë lirike mjaft të njohura. Dy net që ia vlen të ndiqen dhe një festival ku ka veç fitues. Dikush fiton një çmim, dikush fiton një eksperiencë të parë, dikush një njohje dhe një mundësi tjetër, dikush vlerëson një kartëvizite nga juria, që mund të shndërrohet në kartën fituese të fillimit të karrierës. Të gjithë marrin një përvojë të vlefshme, pasi për artistët shkëmbimi i shumë individualiteteve, stileve e shkollave është mënyra më e mirë që i mban në standardin e kërkuar dhe i bën më kompetitivë. Ndërsa kulturës së një vendi festivalet ndërkombëtare i japin një dimension të ri, ndaj këtë vit “Marie Kraja” është përfshirë në axhendën artistike të “Tirana Youth Capital”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Jaman dhe Seher më në fund të lumtur, nesër në “Amaneti”

Jaman dhe Seher më në fund të lumtur, nesër në “Amaneti”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera