Muhabetet më të ëmbla për Jonidën janë ato që bën me të bijën në darkë, Emin. Moderatorja ka ndarë një moment plot dashuri me vogëlushen, duke mos ia kursyer as ndjekësve pamen e saj.
“O zot sa të dua o Em. Po bëjmë pak muhabete gocash ne, se e ka mama shoqe, se e ka mama jetë”, ka shkruar Vokshi krah pamjes ku mban pranë vetes Emin.
E çfarë tjetër mund të kërkojë më shumë Jonida përpos këtij momenti kaq të vyer e plot emocione te forta? Pas këtyre bisedave interesante, Emit i mbetet që të rritet dhe pak për ta shoqëruar mamin në shtëtitje e aktivitete të ndryshme, fiks si dy shoqe të ngushta./revistawho.com