Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Babi s’donte”, modelja shqiptare rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë me Benjamin Pavard! 07/11/2025
Ish-mbreti i Spanjës trondit me rrëfimin: Kam vrarë vëllain tim… 06/11/2025
Cilin emision ka ëndërr ta moderojë? Egli (nuk) na habiti me përgjigjen 06/11/2025
Jo thjesht një festë! “Pumpkin Patch” u kthye në përvojën më të ëmbël të sezonit! 06/11/2025
Jozi takohet me babain e Stresit dhe ka dy fjalë për reperin!  06/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Natyrë e (pa) qetë… Së shpejti në një reality show?!

27/12/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Natyrë e (pa) qetë… Së shpejti në një reality show?!

Dita nis herët, sapo këndon gjeli. Pastaj pamjet shkojnë te viçat e vegjël që ushqehen me qumështin e lopëve, të cilat pak më vonë milen nga duart e një gruaje. E kështu punët e fshatit vazhdojnë derisa dielli perëndon, ikën pas malit dhe mbyll ciklin e një dite, me një “Së shpejti” në fund.





 


Një frazë kjo që ka ngritur shumë pyetje dhe e ka ngjallur edhe më shumë kuriozitetin, ndërsa në ekranin e “Vizion Plus” e nëpër “social media” ka nisur të qarkullojë edhe një druvar misterioz, që ecën nëpër pyll, veshur me çizme e me sëpatë në dorë, shoqëruar nga hingëllima e kuajve të bukur dhe muzika si e ndonjë një filmi “triller”, derisa shfaqet sërish ajo “Së shpejti”.


Çfarë po komunikohet përmes këtyre pamjeve nga fshati!? Frekuencat e ndonjë filmi të ri? Xhirimet e ndonjë telenovele!? Apo janë thjesht spotet paralajmëruese të fillimit të një produksioni të ri në ekranin e “Vizion Plus”!?


Për të kuptuar më mirë e për t’iu afruar më shumë versionit të saktë, mjaftoi të “përgjonim” pak Instagramin e producentes Holta Dulaku, e cila vetëm pak kohë më parë postoi një peisazh të bukur, natyre, qielli që puthej me tokën…

Pastaj, në një tjetër postim nxori pamjet e një zyrë pune, ku bënte me dije se punët e shumta kishin nisur t’ia zaptonin gjithë ditën. Veç  këtyre detajeve, po t’u referohemi dhe zërave që kanë nisur të qarkullojnë nëpër Tiranë, “puzzle” bëhet edhe më i qartë: se Holta Dulaku po punon dhe ka mbledhur ndërkaq ekipet, për të krijuar një produksion të madh, një “reality show”, që do ta sjellë së shpejti në ekran. Kënga e gjelit, muu-ja e lopëve, sëpata e druvarit, hingëllima e kuajve, pemët, gjethet… na e çojnë mendjen drejt e në një fshat. Se ku gjendet ky fshat e se çfarë do të ndodhë aty, presim ta zbulojmë së shpejti!

 

Tags: fermefshatHolta Dulakunatyreprogramreality showrevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Babi s’donte”, modelja shqiptare rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë me Benjamin Pavard!
Breaking News

“Babi s’donte”, modelja shqiptare rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë me Benjamin Pavard!

07/11/2025
Ish-mbreti i Spanjës trondit me rrëfimin: Kam vrarë vëllain tim…
Breaking News

Ish-mbreti i Spanjës trondit me rrëfimin: Kam vrarë vëllain tim…

06/11/2025
Cilin emision ka ëndërr ta moderojë? Egli (nuk) na habiti me përgjigjen
Breaking News

Cilin emision ka ëndërr ta moderojë? Egli (nuk) na habiti me përgjigjen

06/11/2025
Jo thjesht një festë! “Pumpkin Patch” u kthye në përvojën më të ëmbël të sezonit!
Breaking News

Jo thjesht një festë! “Pumpkin Patch” u kthye në përvojën më të ëmbël të sezonit!

06/11/2025
Jozi takohet me babain e Stresit dhe ka dy fjalë për reperin! 
Breaking News

Jozi takohet me babain e Stresit dhe ka dy fjalë për reperin! 

06/11/2025
Heidi Baci gjen dashurinë pas BBV: “Po, jam shumë e lumtur”
Breaking News

Heidi Baci gjen dashurinë pas BBV: “Po, jam shumë e lumtur”

06/11/2025
Next Post
Vazhdojnë ndarjet… Këtë herë e ka rradhën Mariah Carey

Ish-i i Mariah Carey thyen heshtjen pas ndarjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera