Reperi Noizy nga Shqipëria e Duda nga Kosova kanë të konsoliduar një miqësi të fortë ndër vite duke bashkëpunuar edhe në shumë projekte muzikore.
Por miqësia e dyshes së njohur thuhet se ka pësuar një krisjeje të saj. Megjithatë asgjë nuk është e vërtetë nga gjithë kjo “tymnajë”. Ka qenë vetë Duda i cili që në mëngjes e ka uruar Noizyn me rastin e ditëlindjes.
‘Urime ditëlindjen për Gelsin, gjithë të mirat vëlla edhe shumë vjet tjera. Double G – OTR familje e madhe përgjithmonë’, shkruan Duda.







